25.1 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

“Bëhu ushtar i prokurorisë!” – Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në GJKKO, gjykata detyrohet të ndërhyjë

Një debat i fortë mes ish-bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka shoqëruar seancën e djeshme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku po zhvillohet procesi ndaj tyre për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Tensionet shpërthyen pasi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mohoi çdo përfitim apo ndikim në favor të biznesmenit Ardian Shatku, kushëri i Monika Kryemadhit, duke iu referuar pretendimeve të SPAK se Kryemadhi dhe Shatku ndanin përqindje fitimesh nga aktiviteti i kompanisë së tij.

“Për veprimet e Kryemadhit di vetë ajo. Po të kisha pasur veprimtari, ato historitë me përqindje do të kishin ardhur në celularin tim”, deklaroi Meta në sallën e gjyqit.

Kjo deklaratë solli reagimin e menjëhershëm të Monika Kryemadhit.

“Po ku e di ti a janë të vërteta?”, iu drejtua ajo ish-bashkëshortit.

“Unë merrem me prokurorinë”, u përgjigj Meta.

“Bëhu ushtar i prokurorisë. Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?”, reagoi Kryemadhi.

Pas shkëmbimit të akuzave, debati mes tyre u ashpërsua, duke detyruar trupën gjykuese të ndërhyjë. Gjykata paralajmëroi Monika Kryemadhin se në rast të mosrespektimit të urdhrave të saj, mund të përballet me gjobë ose largim nga salla.

Meta: “Nuk ekziston asnjë ndërhyrje e imja”

Gjatë fjalës së tij, Meta këmbënguli se nuk ka ushtruar asnjë ndikim për Ardian Shatkun apo persona të tjerë.

“Dua të theksoj se nuk ekziston asnjë lloj ndikimi politik, as i ligjshëm dhe as i paligjshëm, as për Adrian Shatkun dhe as për ndonjë person tjetër. Nuk ekziston asnjë SMS e Ilir Metës, e Monikës apo e ndonjë personi tjetër për çështje të ligjshme apo të paligjshme. Janë të gjitha shpifje”, tha ai.

Meta kundërshtoi gjithashtu pretendimet e SPAK lidhur me një vizitë zyrtare në Marok, për të cilën prokuroria pretendon se ishte organizuar në funksion të interesave të Ardian Shatkut.

“Sipas SPAK, aq i madh ka qenë ndikimi i Adrian Shatkut tek unë, sa unë po shkoja në Marok për të. Ndërkohë, vizita ishte vizitë shtetërore dhe aty kanë qenë edhe biznesmenë të tjerë”, deklaroi ai.

Avokati Cakrani: “CEZ-DIA është përdorur për të goditur Metën”

Në seancë foli edhe avokati Kujtim Cakrani, i cili e cilësoi çështjen CEZ-DIA si një proces të motivuar politikisht kundër Ilir Metës.

Sipas tij, SPAK nuk ka kryer një analizë të plotë financiare të pasurisë së Metës dhe akuza për korrupsion nuk qëndron juridikisht, pasi në periudhën kur pretendohet se janë kryer veprat penale, Meta nuk ishte funksionar publik, por deputet në opozitë.

“CEZ-DIA është përdorur për të goditur Metën. Akuza nuk qëndron, sepse në vitin 2009 Meta nuk ka qenë funksionar publik, por deputet në opozitë”, deklaroi Cakrani.

Ai kërkoi gjithashtu përjashtimin nga procesi të disa provave, përfshirë mesazhin e njohur “Deri nesër më duhen 200”, video-përgjimin e Dritan Priftit dhe materiale të marra nga arbitrazhi ndërkombëtar.

Meta kërkon dëshminë e Ramës

Gjatë mbrojtjes së tij, Ilir Meta kërkoi që në proces të thirret si dëshmitar edhe kryeministri Edi Rama, së bashku me ish-kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe deputetin Taulant Balla.

Meta argumentoi se dëshmitë e tyre janë të nevojshme për të sqaruar rrethana që lidhen me ligjin për minierat dhe proceset vendimmarrëse të kohës.

Ndërkohë, avokati i tij paraqiti një listë me rreth 130 dëshmitarë që kërkon të thirren në gjykim, ndërsa SPAK ka propozuar më herët mbi 100 dëshmitarë.

Seanca e radhës për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin është caktuar më 9 korrik, në orën 10:00.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“America qëndron pranë Venezuelës”/ SHBA dërgon menjëherë ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare pas tërmeteve...

0
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit, pajisjeve mjekësore dhe ndihmës humanitare në Venezuelë, pas tërmeteve të fuqishme që...

“Mund t’ia sugjeroni për foto profili”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën me kullën në qendër...

0
Ndryshimi i papritur i imazhit në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili zëvendësoi fotot e profilit dhe të kopertinës në Facebook me...

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...