38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Dorëhiqu… në 2030!”/ Rama ironizon thirrjet për largimin e tij: “Dorëhiqu për aeroportet, turizmin, pagat dhe negociatat”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj kërkesave për dorëheqjen e tij, duke përdorur tone ironike dhe sarkastike.

Në një status të gjatë, të shoqëruar me një mesazh anonim që i kërkonte të largohej nga detyra, Rama e ktheu reagimin në një listë të asaj që ai i konsideron arritje të qeverisjes së tij, duke ironizuar kritikët.

“Në një status të gjatë të shoqëruar me tone sarkastike dhe simbolikë të drejtpërdrejtë”, kreu i qeverisë renditi një sërë zhvillimesh që, sipas tij, justifikojnë vazhdimin e mandatit.

Në postimin e tij, Rama shkruan:

“Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.
Dorëhiqu për aeroportet!
Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!
Dorëhiqu për negociatat që u hapën!
Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.
Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!
Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.
Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!
Dorëhiqu për transformimet në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.”

Më tej, kryeministri shton se, sipas tij, “realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme”, ndërsa e mbyll postimin me një tjetër mesazh ironik:

“Dorëhiqu… në 2030! Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri.”

Reagimi i Ramës vjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë, ndërsa opozita dhe kritikë të qeverisë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...