38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Po hynte në makinën e tij, ekzekutohet me breshëri plumbash! Kamerat filmuan gjithçka, gruaja shpërthen në lot kur gjen trupin e pajetë

Një krim i rëndë ka tronditur Turqinë, ku një burrë u ekzekutua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, teksa po hynte në automjetin e tij në lagjen Esenyurt të Stambollit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, kur Semus Mert K. iu afrua makinës për të hapur derën. Në atë moment, dy persona të panjohur iu afruan, ndërsa njëri prej tyre hapi zjarr duke e qëlluar disa herë.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar të gjithë skenën e ekzekutimit. Sipas mediave turke, autori nuk u mjaftua me të shtënat e para, por i dha viktimës edhe një plumb të fundit, duke u siguruar për vdekjen e tij, përpara se të largohej me bashkëpunëtorin në drejtim të panjohur.

Viktima, sipas raportimeve, ishte i martuar dhe baba i një fëmije. Gruaja e tij ishte personi i parë që mbërriti në vendngjarje dhe pësoi një krizë të fortë emocionale pasi pa bashkëshortin të pajetë.

Policia turke ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve, ndërsa motivi i ekzekutimit mbetet ende i paqartë. Autoritetet po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe prova të tjera për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...