26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe dy fëmijët nga tërmeti në Venezuelë

Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë, përfunduan në tragjedi.

Sipas mikut të familjes dhe kolegut të tij, Edson Tortolero, trupat e gruas dhe dy fëmijëve u gjetën nën rrënoja mbrëmjen e së shtunës, duke shuar çdo shpresë se ata mund të ishin gjallë.

Lajmi u konfirmua edhe nga klubi i tij, Marítimo de La Guaira, përmes një deklarate zyrtare.

“Club Sport Marítimo La Guaira shpreh dhimbjen e thellë për humbjen që pësoi familja e Lucas Trejos. Ne kërkojmë respekt për të afërmit dhe shokët e tij të ekipit. Pas 74 orësh kërkimesh, trupat u gjetën”, thuhet në reagimin e klubit.

Humbja e familjes së futbollistit është një nga historitë më prekëse të tragjedisë së shkaktuar nga tërmetet në Venezuelë, të cilat kanë lënë qindra viktima dhe mijëra të plagosur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në zonat më të goditura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...