Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare.
Sipas informacioneve, leja është dhënë nga SPAK pas lindjes së fëmijës së tij të dytë. Gjatë kësaj kohe, Veliaj do të vizitojë foshnjën në maternitetin “Koço Gliozheni”, ndërsa do të shoqërohet nga efektivë të policisë.
Veliaj ndodhet në paraburgim dhe përballet me akuza të ngritura nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale, ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë.
Kujtojmë se, për shkak të shtatzënisë, Gjykata vendosi më herët t’i heqë bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.





