27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga dhe një në kërkim

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe automjete.

Si rezultat i hetimeve intensive, uniformat blu kanë zbardhur dhe dokumentuar gjashtë raste vjedhjesh të ndodhura gjatë periudhës 25–27 qershor 2026, ndërsa janë identifikuar pesë pjesëtarët e grupit.

Në pranga kanë rënë Sherif Dafku, 33 vjeç, banues në Durrës, Blerim Allaraj, 27 vjeç, Belik Cengu, 32 vjeç dhe Eusedio Dumbollari, 30 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim Olsi Shehu, 39 vjeç, banues në Fier, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Sipas Policisë, të dyshuarit vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke kryer vjedhje me thyerje në banesa dhe automjete në zona të ndryshme të Sarandës.

Gjatë periudhës së hetuar, ata dyshohet se kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash, laptopë, tableta, sende me vlerë dhe dokumente personale, pasi kanë thyer xhamat e pesë automjeteve dhe kanë hyrë në një banesë.

Gjatë operacionit u sekuestruan një laptop dhe një telefon celular, të dyshuar si të vjedhur, si dhe një automjet që dyshohet se përdorej nga autorët për kryerjen e vjedhjeve.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për kapjen e personit të shpallur në kërkim, si dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se mund të jenë kryer nga ky grup kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...