33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Tragjedi në Vlorë/ 23-vjeçarja dyshohet se humbi jetën pasi konsumoi fotoksinë, prek me fjalët e tij xhaxhai

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Xhyherinë, në Vlorë, ku një 23-vjeçare, e identifikuar si Ola Metani, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

E reja ishte e fejuar dhe jetonte me partnerin e saj. Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ka tronditur familjarët dhe të afërmit.

Mes reagimeve më prekëse është ai i xhaxhait të saj, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan:

“O Ola e xhaxhit. Menduam që mjaft i kemi pasur lotët, por ikja jote na hidhëroi shpirtin. Ishte një lule e bukur dhe e tillë do të mbetesh gjithë jetën, o yll i bukur, që na loton zemrën dhe shpirtin. Lamtumirë, o yll i xhaxhit.”

Deri në këto momente, Policia e Vlorës nuk ka reaguar zyrtarisht dhe nuk ka dhënë detaje mbi rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë qarkulluar pretendime nga persona që prezantohen si të njohur të së resë, lidhur me shkaqet e mundshme të ngjarjes. Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar nga autoritetet dhe mbeten të paverifikuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...