23 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe Ina Aderin: Ndarja erdhi nga mospërputhja e karaktereve

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij personale dhe marrëdhënieve me Stelina Kurinën dhe Ina Aderin.

Gjatë intervistës, moderatorja Brikena Selmani e pyeti edhe për etiketimin si “tradhtar”, ndërsa Keijsi reagoi me humor:

Brikena Selmani: “Pse të ka dalë nami si tradhtar?”

Keijsi Hyseni: “Nuk e di, ju ma keni nxjerrë. Ti sidomos.”

Brikena Selmani: “Ne ta kemi nxjerrë me fakte, jo me fjalë.”

Keijsi Hyseni: “Jo. Ti ke qenë nga të parat që i ke nxjerrë ato fjalë.”

I pyetur për këngën “Malet”, ai tha se i kujton “një surprizë të veçantë që kam bërë për dikë më përpara”.

Biseda u ndal edhe te ndarja nga Ina Aderi, e cila më herët kishte deklaruar se arsyeja ishte mospërputhja e karaktereve. Keijsi konfirmoi këtë version:

Brikena Selmani: “Ina ka thënë se jeni ndarë për mospërputhje karakteresh. Çfarë ke ti për të thënë?”

Keijsi Hyseni: “Shumë e vërtetë, mospërputhje karakteresh.”

Ndërsa në pyetjen se me cilën nga dy vajzat ka qenë më i përfshirë emocionalisht, ai u përgjigj:

“Me të dyja vajzat kam pasur një histori, aventura të ndryshme, sepse me njërën isha në një emision, me tjetrën në një reality show. Të dyja kanë respektin e vet tek unë. I përshëndes të dyja dhe asgjë më shumë.”

Deklaratat e tij kanë ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku fansat kanë komentuar raportet që ai ka pasur me dy ish-partneret e përfolura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...

Flori Mumajesi drejt rikthimit në muzikë?Album të ri dhe bashkëpunim me Elvana Gjatën

0
Pas një periudhe të gjatë larg skenës muzikore, Flori Mumajesi pritet të rikthehet me një projekt të ri që ka ngjallur interes të madh...