31.8 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Nuk ka vend për një dhunë të tillë në qytetin tonë” – Të shtëna gjatë festës së 4 Korrikut në Nju Jork, 8 të plagosur, mes tyre 4 fëmijë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë një feste familjare për 4 Korrikun në lagjen Coney Island të Bruklinit, në Nju Jork, duke lënë të plagosur të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë.

Sipas mediave të huaja, një person i veshur tërësisht me të zeza dhe me maskë në fytyrë ka hapur zjarr ndaj të pranishmëve dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Sipas Policisë së Nju Jorkut (NYPD), ngjarja ndodhi rreth orës 22:35 të së shtunës, kur një familje po festonte në oborrin e banesës. Sulmuesi dyshohet se iu afrua gardhit përgjatë Surf Avenue dhe qëlloi disa herë drejt turmës para se të arratisej.

Në vendngjarje u gjetën tetë të plagosur: katër djem të moshave 6, 7, 12 dhe 14 vjeç, dy gra të moshës 21 dhe 25 vjeç, si dhe dy burra 33 dhe 37 vjeç.

Autoritetet bënë të ditur se gruaja 21-vjeçare dhe burri 33-vjeçar janë qëlluar në gjoks, ndërsa fëmija 6-vjeçar në bark. Tre fëmijët e tjerë janë goditur në këmbë. Gruaja 21-vjeçare ndodhet në gjendje kritike, ndërsa të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, e dënoi ashpër sulmin, duke deklaruar:
“Nuk ka vend për një dhunë të tillë në qytetin tonë. Nuk do ta tolerojmë dhe do ta luftojmë me çdo mjet që kemi në dispozicion. Ndërsa ndajmë dhimbjen me familjet e të plagosurve, duhet të angazhohemi që çdo festë dhe çdo ditë pushimi të jetë e sigurt për qytetarët.”

Policia ende nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimave dhe nuk ka konfirmuar motivin e sulmit. Sipas komisioneres së NYPD-së, Jessica Tisch, nuk ka pasur asnjë konflikt apo debat para të shtënave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...