31.7 C
Tiranë
Monday, July 6, 2026

Rama paralajmëroi reformën e ASHK-së”, media ngre akuza për emërimet: “Një ish-kamarier drejton sot Kadastrën e Shqipërisë

Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për një reformë të thellë në administrimin e pronave është shoqëruar me akuza të forta ndaj drejtimit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK).

Gjatë konferencës rajonale “Nga Prona tek Progresi”, të zhvilluar dy ditë më parë, Rama deklaroi se qeveria synon bashkimin e disa agjencive, përfshirë ASHK-në dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave (ATP), me qëllim krijimin e një administrate të unifikuar për pasuritë e paluajtshme.

“Sepse të pasurit e agjencive të veçanta dhe të ndara nuk e kanë ndihmuar procesin… Tani, besoj se kemi një ide të qartë dhe të mirë se si ta formësojmë administratën e pasurive të paluajtshme nga A-ja tek Zh-ja, me bashkimin e një sërë agjencish në një”, u shpreh Rama.

Në të njëjtën konferencë ishte e pranishme edhe drejtoresha e ASHK-së, Lorena Goxhobelli.

Ndërkohë, një artikull i publikuar nga media Pamfleti ngre akuza të forta për mënyrën e emërimeve në ASHK, duke u ndalur te drejtori i Drejtorisë së Kadastrës dhe Monitorimit të Titujve të Pronësisë, Ardit Kasemi.

Sipas këtij publikimi, Kasemi është emëruar në këtë detyrë rreth nëntë muaj më parë, pavarësisht se, sipas medias, nuk kishte eksperiencë në fushën e kadastrës dhe më herët kishte punuar në Drejtorinë Rajonale të Sigurimit Shëndetësor.

Artikulli pretendon gjithashtu se në CV-në e tij nuk është përfshirë eksperienca e mëparshme si kamarier në një lokal në Tiranë, duke shtuar se emërimi i tij ka ngjallur reagime brenda institucionit.

Po sipas Pamfletit, Ardit Kasemi është vëllai i Arbies Kasemit, për të cilin media pretendon se ka lidhje me biznesmenin Gëzim Hoxha dhe kompanitë “First” dhe “Intelisoft”, emra që janë përmendur edhe në raportimet lidhur me dosjen e AKSHI-t.

Në artikull përmendet gjithashtu se babai i tyre, Hamit Kasemi, ushtron funksionin e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme.

Artikulli mbyllet me kritika ndaj drejtimit të ASHK-së, duke pretenduar se emërimet në pozicione kyçe nuk janë bazuar te meritokracia dhe eksperienca profesionale.

Deri në këtë moment nuk ka një reagim publik nga ASHK, drejtoresha Lorena Goxhobelli apo Ardit Kasemi lidhur me këto pretendime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëna dhe vajza shqiptare dërgohen për trajtim në Greqi pas aksidentit të rëndë në...

0
Floresha Lazaj, 51 vjeçe, dhe vajza e saj, Oriada Lazaj, 26 vjeçe, të plagosura rëndë në aksidentin e autobusit të linjës Berat–Tiranë më 30...

“Sekuestrohen rreth 3 ton kokainë” – Operacion i madh në Paqësor, marina meksikane ndalon...

0
Autoritetet meksikane kanë sekuestruar rreth 3 ton kokainë dhe kanë arrestuar katër persona gjatë një operacioni të zhvilluar në Oqeanin Paqësor, pranë shtetit Oaxaca. Droga...

Marjana Koçeku nga Parlamenti Europian: “Kauzat e drejta kanë gjetë gjithmonë mbështetje”

0
Deputetja e larguar nga radhët e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka ndarë një mesazh nga vizita e saj në Parlamentin Europian, ku ka reflektuar...

“Britania është dështuar nga udhëheqja e saj për një kohë të gjatë” – JD...

0
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka deklaruar se Britania është “dështuar nga udhëheqja e saj për një kohë të gjatë”, duke reaguar...

“Nuk ka vend për një dhunë të tillë në qytetin tonë” – Të shtëna...

0
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë një feste familjare për 4 Korrikun në lagjen Coney Island të Bruklinit, në Nju Jork, duke...