32.6 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Nëna dhe vajza shqiptare dërgohen për trajtim në Greqi pas aksidentit të rëndë në Berat–Tiranë”

Floresha Lazaj, 51 vjeçe, dhe vajza e saj, Oriada Lazaj, 26 vjeçe, të plagosura rëndë në aksidentin e autobusit të linjës Berat–Tiranë më 30 qershor, janë dërguar në Greqi për trajtim të specializuar.

Familjarët kanë hapur një fushatë në GoFundMe për të mbledhur fonde, pasi kostot e ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimit janë shumë të larta.

“Motra ime, një infermiere pediatrie 26-vjeçare, e cila ia kushtoi jetën e saj kujdesit për foshnjat e porsalindura, tani po lufton për të shpëtuar të ardhmen e saj pas një aksidenti shkatërrues me autobus që i la atë dhe nënën me amputime që i ndryshuan jetën. Motra ime, Oriada, dhe nëna ime, Floresha, kanë nevojë urgjente për operacione të mëtejshme shpëtimtare. Çdo operacion u jep mjekëve një shans tjetër për të shpëtuar sa më shumë jetë, lëvizshmëri dhe pavarësi të jetë e mundur.” thuhet në njoftim.

Si pasojë e aksidentit, të dyja kanë humbur nga një këmbë. Gjendja e 26-vjeçares mbetet veçanërisht e rëndë, pasi ajo ka dëmtime serioze edhe në këmbën tjetër, si dhe fraktura në kofshë dhe legen, çka ka bërë të domosdoshëm transferimin e saj në një spital të specializuar jashtë vendit.

Ndërkohë, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka bërë një thirrje për dhurim gjaku për Oriadën, duke iu drejtuar veçanërisht shqiptarëve që jetojnë në Greqi:

“Oriada Lazaj, infermiere në Reanimacion në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’, ka nevojë urgjente për gjak, pa rëndësi grupi i gjakut. Dhurimi mund të kryhet në çdo spital apo klinikë në Greqi që disponon bankë gjaku, në emër të Oriada Lazajt, ndërsa gjaku do të transportohet sipas procedurave përkatëse drejt spitalit ku ajo po trajtohet.”

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 30 qershor, kur autobusi i linjës Berat–Tiranë u përmbys mesditën e asaj dite. Sipas dyshimeve, drejtuesi i mjetit pësoi arrest kardiak gjatë drejtimit, duke shkaktuar aksidentin.

Në total mbetën 12 pasagjerë të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë rreth 9 vjeç me dëmtime të rënda, i cili fillimisht u transportua në gjendje kritike, por u rikthye në jetë pas ndërhyrjes mjekësore dhe më pas u dërgua në Spitalin e Traumës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...