20.3 C
Tiranë
Tuesday, June 16, 2026

Vijojnë kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë më armë zjarri, Policia e Shkodrës vuri në pranga një 30-vjeçar

Policia e Shkodrës vuri në pranga një 30-vjeçar të cilit pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë sportive dhe një sasi municioni luftarak.
Në pranga ra shtetasi me inicialet D. K. 30 banues në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër.
Njoftimi i Policisë
Shkodër
Vijojnë kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë më armë zjarri me vete apo i mbajnë pa leje në banesë.
Falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia vë në pranga një 30-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë sportive dhe një sasi municioni luftarak.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas mbante armë zjarri, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K. 30 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në banesën e tij kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, 80 fishekë luftarak dhe një pistolete sportive tip “Ekol”, me një krehër me fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kontrollet në vilën dhe zyrat e biznesmenit Samir Mane” – BKH sekuestron celularin, SPAK...

0
Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në vilën dhe ambientet e zyrave të biznesmenit Samir Mane, në kuadër të hetimeve të SPAK për...

Brikena nga BBVIP i futet muzikës, përgatit këngën e parë debutuese

0
Një tjetër ish-banore e Big Brother VIP Albania ka vendosur të provojë veten në industrinë muzikore. Bëhet fjalë për Brikenën, e cila duket se po...

Vritet me armë zjarri 45-vjeçari në Mirditë, gjendet i pajetë brenda automjetit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Mirditë. Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me...

‘P*çkë dhia, ishte stratege ajo’ – Ola ‘shpërthen’ me ironi ndaj Mozës pas postimit...

0
Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP 3”, një postim i fundit i Olës...

“Shakira shkruan sërish histori në Botëror!” – Kënga ‘Dai Dai’ shpallet më e mira...

0
Lidhja mes Shakirës dhe Kupës së Botës së futbollit ka hyrë edhe një herë në histori. Kënga zyrtare e edicionit të këtij viti, “Dai...