25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Djali i Princeshës së Kurorës së Norvegjisë lirohet nga paraburgimi, do të qëndrojë në arrest shtëpiak

Marius Borg Høiby, djali i Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, është lejuar të largohet nga paraburgimi dhe do të qëndrojë në arrest shtëpiak, ndërsa nëna e tij po rikuperohet pas një transplanti të mushkërive.

29-vjeçari ishte dënuar në shkallën e parë një muaj më parë për dy akuza që lidhen me përdhunimin dhe dhunën në familje ndaj një ish-partnereje. Megjithatë, ai e ka apeluar vendimin dhe procesi gjyqësor do të vijojë.

Në pritje të shqyrtimit të çështjes në apel, autoritetet norvegjeze kanë vendosur që Høiby ta vuajë masën e sigurisë në banesë, nën monitorim me byzylyk elektronik.

Sipas mediave norvegjeze, një nga arsyet kryesore që gjykata pranoi kërkesën për arrest shtëpiak lidhet me gjendjen shëndetësore të Princeshës Mette-Marit, e cila së fundmi iu nënshtrua me sukses një transplanti të mushkërive dhe ndodhet në fazën e rikuperimit.

“Familja ime ka kaluar një periudhë shumë të vështirë. Të gjithë janë pranë nënës sime. Të mos jem në gjendje ta mbështes është jashtëzakonisht e vështirë për mua”, është shprehur Høiby, sipas transmetuesit publik norvegjez NRK.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...