26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

BE miraton 659 milionë euro ndihmë për Gjermaninë, do të ndërtohen katër fabrika të prodhimit të çipave

Komisioni Evropian ka miratuar dhënien e 659 milionë eurove ndihmë shtetërore nga Gjermania për ndërtimin e katër fabrikave të prodhimit të gjysmëpërçuesve (çipave), në kuadër të përpjekjeve për të forcuar pavarësinë teknologjike të Bashkimit Evropian.

Komisionerja për Tranzicionin e Pastër, të Drejtë dhe Konkurrues, Teresa Ribera, deklaroi se mbështetja e inovacionit në sektorin e gjysmëpërçuesve do të rrisë sovranitetin teknologjik dhe konkurrueshmërinë e Evropës.

Sipas Komisionit Evropian, investimi synon të forcojë pozicionin e BE-së në zinxhirin global të prodhimit të gjysmëpërçuesve dhe të reduktojë varësinë nga tregjet e jashtme.

Në kuadër të paketës së miratuar, Gjermania do të financojë:

* 353 milionë euro për një fabrikë që do të prodhojë çipa me përbërës silici dhe karboni në Baesweiler, në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë;
* 214 milionë euro për prodhimin e çipave “Silicon Power MOSFETs” në Itzehoe, Schleswig-Holstein;
* 74 milionë euro për prodhimin e pajisjeve të specializuara të matjes optike dhe filmave të hollë në Weilburg, në landin Hessen;
* 18 milionë euro për dy fabrika shumë të specializuara të prodhimit të çipave në Mynih.

Projektet do të financohen në bashkëpunim mes qeverisë federale gjermane dhe autoriteteve rajonale.

Kompanitë përfituese janë angazhuar të bashkëpunojnë me universitete dhe institute kërkimore, duke kontribuar në zhvillimin e industrisë evropiane të gjysmëpërçuesve.

Bashkimi Evropian synon që deri në vitin 2030 të dyfishojë pjesën e tij në prodhimin global të çipave, nga rreth 10% aktualisht në 20%. Sipas Komisionit Evropian, deri tani shtetet anëtare kanë mbështetur projekte në këtë sektor me rreth 14 miliardë euro.

Rregullat e BE-së për ndihmën shtetërore mbeten të rrepta, me synimin për të shmangur avantazhet e padrejta konkurruese që ekonomitë më të mëdha mund të krijojnë përmes subvencioneve publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...