34.6 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Zjarr në Novoselë, digjen traversa të vjetra hekurudhore – dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një zjarr i dyshuar si i qëllimshëm ka përfshirë një grumbull traversash të vjetra prej druri, të hequra nga infrastruktura hekurudhore, në zonën e Novoselës.

Djegia e tyre shkaktoi një re të madhe tymi të zi, e cila u përhap në Njësinë Administrative Novoselë dhe në fshatrat përreth, duke krijuar shqetësim te banorët e zonës.

Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat punuan për izolimin dhe shuarjen e flakëve, si dhe për normalizimin e situatës.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht në grumbullin e traversave të vjetra, të cilat dikur ishin pjesë e linjës hekurudhore.

Autoritetet kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Forcat amerikane janë gati për veprim”, nis bllokada detare ndaj Iranit pas urdhrit të...

0
Bllokada e re detare ndaj Iranit ka nisur në orën 23:00 sipas kohës greke, në zbatim të paralajmërimeve të mëparshme të presidentit amerikan Donald...

Spanja në finalen e Botërorit pas 16 vitesh, “La Roja” eliminon Francën me dy...

0
Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi ka mposhtur Francën me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arlington, Texas. Skuadra...

Aksident tragjik në Vlorë, automjeti përplas për vdekje 80-vjeçaren në Vranisht

0
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së martës në qarkun e Vlorës, ku një këmbësore 80-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

“Konflikt interesi te gjyqtari Ilir Panda?”, ndryshimet në trupën gjykuese për Veliajn ngrenë pikëpyetje...

0
Ndryshime të papritura procedurale në Gjykatën e Lartë kanë ngritur pikëpyetje mbi procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka...

“Nëse do të isha në vend të Millosheviqit do të bëja spastrim etnik”, deklarata...

0
Partia Demokratike Evropiane (EDP) ka dënuar ashpër deklaratën e ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila deklaroi se, nëse...