26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

SHBA pritet të miratojë dozën e tretë të vaksinës për personat me imunitet të dobësuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të autorizojë një dozë të tretë të vaksinës kundër COVID-19 për personat me sistem të dobësuar të imunitetit.

Mediat thonë se FDA-ja ka të ngjarë të miratojë një dozë të tretë të vaksinës Pfizer ose Moderna që nga e enjtja. Një grup këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të takohet të premten për të diskutuar dhënien e injeksioneve përforcuese të vaksinave kundër COVID-19 për disa njerëz me sistem të dëmtuar të imunitetit.

Shkencëtarët po debatojnë nëse do të ofrojnë dozë shtesë të vaksinave për personat me imunitet të dobësuar, siç janë ata që kanë bërë transplantim të organeve ose pacientët që vuajnë nga kanceri. Një studim i kohëve të fundit nga Universiteti Johns Hopkins zbuloi se shumë pacientë që kanë bërë transplantim, kishin pak ose aspak mbrojtje antitrupash pasi morën dy doza të plota të një vaksine, por një dozë e tretë rriti antitrupat.

Diku midis 3 dhe 9 milionë amerikanë, kanë sistem të dobësuar të imunitetit, qoftë për shkak të sëmundjeve, apo ilaçeve që marrin.

Në lidhje me këtë, CDC-ja po rekomandon që të gjitha gratë shtatzëna të marrin një vaksinë kundër COVID-19. Agjencia publikoi këtë këshillë të mërkurën pasi nxori të dhëna që treguan se gratë nuk përballeshin me rrezik të shtuar të abortit pasi kishin marrë të paktën një dozë të një vaksine.

Dr Rochelle Walensky, drejtoreshë e CDC-së, tha në një deklaratë me shkrim se “nuk ka qenë kurrë më urgjente që të shtohen vaksinimet pasi po përballemi me variantin delta shumë të transmetueshëm dhe po shohim pasoja të rënda nga COVID-19 tek gratë shtatzëna të pavaksinuara”. Vetëm 23 për qind e grave shtatzëna në SHBA kanë marrë të paktën një vaksinë kundër COVID-19.

Kalifornia do të bëhet shteti i parë amerikan që u kërkon të gjithë mësuesve dhe personelit shkollor të vaksinohen ose t’i nënshtrohen testimit javor të COVID-19.

Guvernatori Gavin Newsom tha se urdhri i ri vlen si për shkollat publike ashtu edhe ato private në të gjithë shtetin më të populluar amerikan, dhe përfshinë ndihmësit e mësuesve, shoferët e autobusëve, punëtorët e kafeneve dhe vullnetarët.

Urdhri i zotit Newsome u mbështet nga kreu i Shoqatës së Mësuesve të Kalifornisë, E. Toby Boyd. “Edukatorët duan të jenë në klasë me studentët e tyre,” tha Boyd, “dhe mënyra më e mirë për të siguruar që kjo të ndodhë është që ata të jenë të detyruar të vaksinohen.” Sindikatat e mësuesve, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë lokal, e kanë zbutur gjithnjë e më shumë kundërshtimin e tyre ndaj vaksinimit të detyruar në mes të rritjes aktuale të rasteve të reja të COVID-19 për shkak të variantit delta që është shumë më ngjitës.

Qeveria kanadeze njoftoi të mërkurën se po përgatiste një pasaportë digjitale të vaksinës kundër COVID-19, të cilën qytetarët kanadez do ta përdorin për udhëtime ndërkombëtare.

Ministri i Imigracionit, Marco Mendicino, tha se qeveria federale në Otava po punon me krahinat dhe territoret e saj, që janë përgjegjëse për vaksinimin e banorëve të tyre, për një qasje të përbashkët në krijimin e pasaportës, e cila duhet të jetë në dispozicion në muajt e ardhshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...