26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Largimet nga dega e Korçës/ Salianji: “Shumë njerëz nuk janë mësuar dot me sakrificën, shumë të tjerë janë ‘demokratë pushteti’ dhe jo demokratë opozite”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Ervin Salianji ka komentuar largimet e fundit të partisë në këtë degë, sic ishte rasti i kryetarit Andrea Mano apo edhe sekretarit.

Me udhëzim të Partisë Demokratike është vendosur që drejtimi i degës së Korçës deri në muajin shtator të drejtohet nga 3 nënkryetarët e kësaj force politike.

Deputeti Ervin Salianji deklaroi se dega e Korçës vijon punën për ristrukturimin e saj, duke kujtuar se nga 146 seksione, vetëm në 15 prej tyre ka pasur dorëheqje.

“Shumë njerëz nuk janë mësuar dot me sakrificën, shumë të tjerë janë ‘demokratë pushteti’ dhe nuk janë dot demokratë opozite. Ne duhet të qartësohemi nëse kemi kundërshtar Niko Peleshin apo kemi kundërshtar ndonjë nëpër lagje? A kemi kundërshtar ne Partinë Socialiste dhe Rilindjen që në mënyrë të përsëritur godet mundin dhe sakrificën e gjithë qytetarëve, por duke nisur nga demokratët? Të sqarojmë tani se 15 seksione kanë problematika që është larguar kryetari ose sekretari i seksionit nga 146 seksione që ka Partia Demokratike. Pa diskutim që rruga e cila duhet zgjedhur dhe zgjidhet në këto raste është të ulemi dhe të flasim me njëri-tjetrin. Për të bërë të mundur që të gjithë ti japim zgjidhje. Sepse cila është kërkesa? Të dëmtohet PD në opozitë?”, u shpreh Salianji.

Ndër të tjera, deputeti Salianji kujtoi se në Korçë PD ka marrë një rezultat zgjedhor më të mirë se ai i vitit 2013.

“Nuk është e lehtë dhe kjo është mëse e kuptueshme të përballesh me një regjim. Por duhet thënë që qarku i Korçës është qarku i katërt me rezultatin më të mirë në rang kombëtar për Partinë Demokratike. Përpara Korçës është vetëm Kukësi, Dibra dhe Lezha. Në 2013 ne ishim në pushtet, kishim njësitë të qeverisjes vendore, pothuajse të gjithë komunat e bashkisë së sotme të Korçës dhe kemi marrë diçka më shumë se 30% të votave. Ndërkohë që në procesin e 25 prillit ne kemi marrë më shumë se 40%”, tha Salianji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...