Një aksident rrugor ka shkaktuar dhjetëra të plagosur në Stamboll, ku një autobus është përfshirë në një përplasje të rëndë gjatë orëve të fundit.
Sipas mediave turke, të paktën 30 persona, mes tyre edhe fëmijë, kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit. Ngjarja ka ndodhur pasi drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit, dyshohet për shkak të rrugës së rrëshqitshme.
Raportohet se autobusi fillimisht është përplasur me një automjet tjetër dhe më pas ka dalë nga trajektorja, duke goditur një shtyllë të sinjalistikës rrugore.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë për personat e dëmtuar dhe më pas i kanë transportuar ata drejt spitaleve për trajtim mjekësor.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona që kanë humbur jetën, ndërsa autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme.





