22.8 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

GJKKO konfiskon pasuri të dyshuara të një grupi kriminal, SPAK kërkoi sekuestrimin e apartamenteve, makinave dhe llogarive bankare

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për konfiskimin e pasurive të personave të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Me vendimin nr. 13, datë 29 korrik 2026, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Irena Gjoka vendosi kalimin në favor të shtetit të një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme që lidhen me shtetasit Eridan Munoz Guerreo, Deljana Nebiu, Sokol Çamer, Julian Veliu, Lenkos Nebiu dhe persona të tjerë.

Mes pasurive të konfiskuara janë apartamente, njësi shërbimi, banesa, troje, automjete, një rimorkio si dhe disa llogari bankare në lekë dhe euro.

Sipas vendimit të GJKKO-së, në favor të shtetit kalojnë:

* Tre apartamente në pronësi të Deljana Nebiut në Vlorë, të blera në vitin 2015;
* Një njësi shërbimi e përfituar përmes një kontrate porosie me shoqërinë “Bushgjokaj”;
* Një apartament me sipërfaqe 127.23 metra katrorë;
* Një apartament dhe një njësi shërbimi në pronësi të Eridan Nebiut;
* Tre prona me truall dhe banesa njëkatëshe në emër të Eridan Nebiut, Sokol Çamerit dhe Julian Veliut;
* Katër pasuri të përfituara nga Sokol Çamer përmes kontratave të dhurimit, përfshirë apartamente, garazh dhe depo;
* Një automjet tip “Audi A8”, i vitit 2014;
* Një rimorkio të importuar nga Italia;
* Pesë llogari bankare me balanca në lekë dhe euro.

SPAK kishte kërkuar konfiskimin e pasurive në kuadër të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Megjithatë, GJKKO nuk ka pranuar tërësisht kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. Gjykata vendosi revokimin e masës së sekuestros për disa pasuri të tjera, mes tyre dy apartamente në Vlorë dhe dy automjete, duke mos i kaluar ato në pronësi të shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO-së, procedura lidhet me hetimin pasuror ndaj personave të dyshuar për veprimtari kriminale të lidhura me trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

Vendimi i gjykatës përcakton se pasuritë e konfiskuara do t’i kalojnë shtetit, ndërsa për pasuritë e tjera u hoq masa e sekuestros pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe provave të administruara gjatë procesit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...