Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka pritur në zyrën e tij këngëtarin e njohur shqiptar, Butrint Imeri.
Takimin e ka bërë publik vetë Peci përmes një fotografie të shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet në shoqërinë e artistit.
“Tjetër ‘vibe’ me Butrint Imerin”, ka shkruar Peci krahas fotos, pa dhënë detaje të tjera rreth arsyes së vizitës apo çështjeve të diskutuara gjatë takimit.
Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë nisur të komentojnë dhe të spekulojnë mbi qëllimin e takimit mes kryetarit të komunës dhe këngëtarit të njohur.
Deri tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar që të sqarojë nëse takimi lidhet me ndonjë projekt kulturor, aktivitet publik apo bashkëpunim të mundshëm.





