21.5 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me klubin torinez, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2031.

Alajbegovic vjen nga Bayer Leverkusen për një vlerë prej 30 milionë eurosh, shumë që do të paguhet në katër këste financiare. Kësaj shifre i shtohen edhe 2 milionë euro shpenzime shtesë, ndërsa marrëveshja përfshin edhe bonuse deri në 5 milionë euro, në varësi të objektivave sportive që do të arrijë lojtari.

Pas zyrtarizimit, futbollisti boshnjak ka shprehur emocionet e tij përmes një postimi në Instagram.

“Një kapitull i ri fillon. Jam shumë mirënjohës për këtë mundësi dhe krenar që do të vesh fanellën e Juventusit”, shkroi Alajbegovic.

Mesfushori i ri falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë karrierës, veçanërisht familjen e tij, ndërsa premtoi përkushtim maksimal për klubin dhe tifozët bardhezi.

Ndërkohë, Juventus është pranë zyrtarizimit edhe të sulmuesit francez Randal Kolo Muani. Futbollisti ka mbërritur në Torino dhe ka kryer kontrollet mjekësore në J Medical, një hap i nevojshëm përpara firmosjes së kontratës.

Marrëveshja me Paris Saint-Germain është finalizuar, me Juventusin që do të paguajë 38 milionë euro si shumë fikse, ndërsa në bazë të bonuseve shifra mund të rritet me 12 milionë euro të tjera.

Pas përfundimit të procedurave, Kolo Muani pritet të firmosë dokumentet e fundit në qendrën stërvitore të klubit, Continassa, përpara njoftimit zyrtar nga Juventusi.

Klubi italian po përpiqet të mbyllë sa më shpejt formalitetet, me synimin që sulmuesi francez t’i bashkohet skuadrës për turneun veror të planifikuar në Hong Kong.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...