21.5 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Hagë/ Caktohen seancat përfundimtare në gjyqin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së për pengim të drejtësisë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se mesi i shtatorit është caktuar për mbajtjen e seancave për deklaratat përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë.

Sipas njoftimit të gjykatës, seancat për deklaratat përmbyllëse do të zhvillohen më 10, 11 dhe 14 shtator.

Pesë të akuzuarit dyshohet se, gjatë periudhës prill–nëntor 2023, kanë ndikuar te dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria në çështjen gjyqësore për krime lufte ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Hashim Thaçi përballet me tri akuza për tentim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, si dhe tetë akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut janë ngritur nga një akuzë për tentim pengimi të personave zyrtarë dhe nga një akuzë për mosbindje ndaj gjykatës. Ndërsa Hajredin Kuçi përballet me dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Të pestë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm. Procesi gjyqësor ndaj tyre nisi më 27 shkurt, ndërsa më 13 mars Prokuroria përfundoi paraqitjen e provave.

Ndërkohë, aktgjykimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin në çështjen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit pritet të shpallet më 16 shtator.

Katër ish-krerët e UÇK-së akuzohen për vepra si vrasje, torturim dhe përndjekje, të cilat Prokuroria pretendon se janë kryer gjatë viteve 1998-1999, gjatë luftës në Kosovë.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi i kanë mohuar akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm për veprat që lidhen me rreth 155 viktima të pretenduara. Prokurorët kanë kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe secili të dënohet me nga 45 vite burgim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...