Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga Kosova.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi me inicialet L. D., teksa drejtonte motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, 38-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ka ndërruar jetë.
“Në afërsi të fshatit Fan, Mirditë, shtetasi kosovar me iniciale L. D., 38 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit, ku, pavarësisht ndihmës së marrë, ka humbur jetën”, njoftoi policia.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.





