34.5 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Ujësjellësi i Tiranës fiton 33%, por furnizon mesatarisht vetëm 17 orë në ditë/ “Identitek” merr 51% fitim nga kartat dhe pasaportat

Tiranë – Dy kompani shtetërore, “Ujësjellës dhe Kanalizime Tiranë” dhe prodhuesi i kartave të identitetit “Identitek”, të cilat kanë si qëllim kryesor ofrimin e shërbimeve për publikun, rezultojnë të kenë gjeneruar fitime të konsiderueshme gjatë vitit 2025.

Sipas të dhënave të publikuara në raportet vjetore, Ujësjellës-Kanalizime Tiranë (UKT) raportoi të ardhura prej 4.5 miliardë lekësh në vitin 2025, me një rritje prej 2.7%. Fitimi para taksave u rrit me gati 30%, duke arritur në 1.5 miliardë lekë, rreth 16 milionë euro.

Edhe kompania shtetërore “Identitek”, e cila ka vijuar aktivitetin e koncesionarit “Aleat” në prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportave, raportoi të ardhura prej 3.5 miliardë lekësh gjatë vitit 2025, me një rënie vjetore prej 3.8%.

Megjithatë, fitimi i “Identitek” arriti në rreth 1.8 miliardë lekë, ose rreth 19 milionë euro, me një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë.

Në total, të dy operatorët shtetërorë kanë gjeneruar rreth 3.3 miliardë lekë fitime, ose gati 35 milionë euro, gjatë vitit 2025.

Normat e fitimit të këtyre kompanive luhaten mes 30% dhe 50%, dukshëm mbi mesataren e tregut, e cila sipas INSTAT llogaritet në rreth 9–10%.

Në praktikën ndërkombëtare, kompanitë që ofrojnë shërbime publike në kushte monopoli zakonisht rregullohen mbi parimin që tarifat duhet të mbulojnë kostot e shërbimit, investimet e nevojshme dhe një kthim të arsyeshëm, por jo të gjenerojnë norma të larta fitimi të shkëputura nga cilësia e shërbimit.

Në sektorin e ujit, OECD vë theksin te balanca mes rikuperimit të kostove, qëndrueshmërisë financiare dhe përballueshmërisë së tarifave për konsumatorët.

Ujësjellësi i Tiranës, normë fitimi 33%, por jo ujë 24 orë në ditë

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë raportoi një normë fitimi prej 33% në vitin 2025, ndërsa në vlerë absolute fitimi arriti nivelin më të lartë që nga viti 2018.

Niveli më i lartë i fitimit para taksave deri më tani ishte regjistruar në vitin 2023, kur arriti në rreth 1.3 miliardë lekë.

Në vitin 2018, çmimi i ujit në Tiranë u rrit mesatarisht me 44%. Që prej atij viti, i cili përkon edhe me periudhën kur UKT filloi të operonte si e vetme pas ndarjes nga Kamza dhe Vora, kompania raporton fitime prej rreth 10–12 milionë eurosh në vit, me përjashtim të vitit 2020.

Në atë kohë, rritja e çmimit u argumentua me nevojën për përmirësimin e gjendjes financiare të UKT-së dhe financimin e investimeve që synonin furnizimin e Tiranës me ujë 24 orë në ditë brenda pesë viteve.

Por të dhënat zyrtare të Entit Rregullator të Ujit tregojnë se ky objektiv nuk është realizuar.

Në vitin 2024, Ujësjellës-Kanalizime Tiranë raportonte mesatarisht vetëm 17 orë furnizim me ujë në ditë, nivel i pandryshuar krahasuar me vitet 2022 dhe 2023. Ndërkohë, në shumë zona furnizimi me ujë vijon të jetë i kufizuar në vetëm disa orë në ditë.

Fitimi kumulativ para taksave i ujësjellësit për periudhën 2018–2025 arrin në rreth 9.1 miliardë lekë.

Ndërkohë, qytetarët detyrohen të blejnë ujë të pijshëm për shkak të shqetësimeve mbi cilësinë e ujit të rubinetit.

“Identitek” fiton gjysmën e shpenzimeve për kartat e identitetit

Edhe “Identitek” rezulton me një normë të lartë kthimi nga aktiviteti i saj.

Sipas të dhënave të paraqitura, kompania kishte një kthim prej 51%, që do të thotë se për çdo 100 lekë të arkëtuara nga qytetarët që aplikojnë për pasaportë apo kartë identiteti, rreth 51 lekë rezultojnë fitim i kompanisë.

Të dhënat ngrenë pikëpyetje mbi raportin mes tarifave që paguajnë qytetarët, kostove reale të shërbimeve dhe fitimeve të realizuara nga kompanitë shtetërore që operojnë në sektorë me karakter të rëndësishëm publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...

Metoda 3-6-9 që po bëhet virale në TikTok/ Si funksionon “manifestimi” dhe a mund...

0
Lifestyle – Kohët e fundit, fjala “manifestim” është bërë pjesë e përditshmërisë. Nga rrjetet sociale te personazhet e njohur, gjithnjë e më shumë njerëz...