Turqi – Taulant Seferi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të re në futbollin turk, duke gjetur rrugën e rrjetës që në ndeshjen e debutimit me fanellën e Kayserisporit.
Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e nëntë ndaj Vansporit, në duelin e vlefshëm për javën e parë.
Seferi realizoi golin që i dha avantazhin 0-1 skuadrës së tij në këtë përballje, duke nisur menjëherë të lërë gjurmë te ekipi i ri.
Ky ishte një debutim fantastik për 29-vjeçarin, i cili nuk humbi kohë për të treguar vlerat e tij në kampionatin turk.
Goli erdhi vetëm pak orë pasi Kayserispori kishte zyrtarizuar afrimin e sulmuesit shqiptar.
Me këtë nisje, Seferi ka dhënë menjëherë sinjalet e para pozitive në aventurën e tij të re, duke e nisur me gol fanellën e Kayserisporit.





