36.8 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur: “Po më prishte gjumin”

Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor Ymeri, një emër i njohur në kronikën e zezë.

Sipas raportimeve, Ymeri dyshohet se ka goditur me shuplakë një të burgosur tjetër me origjinë nga Kosova. Sipas pretendimit të Ymerit, ai i kishte kërkuar të burgosurit të mos bënte zhurmë, pasi po i prishte gjumin.

I dënuari, sipas versionit të Ymerit, ka vijuar të bënte zhurmë dhe për këtë arsye ai e ka goditur me shuplakë.

Pas incidentit kanë ndërhyrë menjëherë efektivët e policisë së burgut, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Ngjarja rikthen vëmendjen te situata e tensionuar në këtë institucion, pasi vetëm pak ditë më parë në burgun 302 u regjistrua një tjetër konflikt, ku protagonistë ishin Aldo Gjini, Jurgen Zoto dhe Daniel Bajri. Dy prej tyre mbetën të plagosur me thikë gjatë përleshjes.

Kush është Viktor Ymeri?

Viktor Ymeri, i cilësuar në raportime ndër vite si “i forti i Vlorës”, ka vuajtur 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës.

Ymeri është konsideruar nga autoritetet si një prej personave të afërt me Gazmend Brakën, i njohur ndryshe si Gaxhai, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas të dhënave të raportuara për ngjarjen e vitit 1999, Paja dhe Xhunga, të cilët udhëtonin me një furgon tip “Citroen” pranë Drejtorisë së Policisë së Durrësit, u sulmuan me armë.

Fillimisht ndaj tyre u qëllua me një predhë kundërtanku, e cila preku parakolpin e furgonit, por nuk shpërtheu. Më pas, sipas dosjes së ngjarjes, mbi viktimat u qëllua me breshëri kallashnikovi nga disa drejtime.

Të dy mbetën të vrarë në vend.

Për këtë ngjarje, Policia e Durrësit arrestoi në atë kohë Gazmend Brakën dhe Viktor Ymerin, të cilët u gjetën në banesën e një mjeku në Durrës.

Ymeri është përmendur gjithashtu ndër vite për lidhje miqësie dhe farefisnie me Edison Harizajn, i cili u ekzekutua në Durrës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...

Metoda 3-6-9 që po bëhet virale në TikTok/ Si funksionon “manifestimi” dhe a mund...

0
Lifestyle – Kohët e fundit, fjala “manifestim” është bërë pjesë e përditshmërisë. Nga rrjetet sociale te personazhet e njohur, gjithnjë e më shumë njerëz...