Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Krakull” të Libohovës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga soba e gatimit.
Pas njoftimit për ngjarjen, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, duke bërë të mundur vënien e situatës nën kontroll.
Nga zjarri janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vijim pritet të përcaktohen më saktë rrethanat dhe shkaku i rënies së zjarrit.





