37.5 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

“Qëlluan me armë makinën e kushëririt”, 3 familjarë në pranga në Laç, një tjetër shpallet në kërkim

Tre persona, të gjithë familjarë me njëri-tjetrin, janë vënë në pranga në Laç, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte kushëriri i tyre. Një tjetër person është shpallur në kërkim.

Ngjarja është regjistruar mesditën e djeshme në rrugën e Patokut, pas kallëzimit të shtetasit P. L., 38 vjeç, i cili ka deklaruar se në drejtim të automjetit të tij ishte qëlluar me armë zjarri.

Pas veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e Gj. L., 67 vjeç, Gj.(A.) L., 40 vjeç, babë e bir, si dhe E. L., 28 vjeç, kushëri i tyre. Të tre janë banues në Laç.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe V. Gj.(L.), 35 vjeç, djali tjetër i Gj. L.

Konflikti verbal për motive të dobëta

Nga veprimet hetimore, sipas Policisë, ka rezultuar se personat e përfshirë, pas një konflikti verbal me kushëririn e tyre dhe për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin ai po lëvizte.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Gjatë largimit nga vendngjarja, 38-vjeçari P. L. ka përplasur me automjetin që drejtonte një tjetër automjet. Përplasja ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Automjeti i 38-vjeçarit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia vijon punën për  kapjen e personit të shpallur në kërkim,  gjetjen e armës së zjarrit dhe  përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej personave të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...