37.5 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim numrin e autobusëve”

Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me kompensimin e karburantit.

Përfaqësuesit e operatorëve thonë se vonesa e pagesave për muajt mars, prill dhe maj po rëndon ndjeshëm financat e kompanive. Qeveria ka miratuar kompensimin prej 50 lekësh për litër karburant, por sipas operatorëve, edhe pse dokumentacioni është plotësuar, fondet ende nuk janë disbursuar.

Shoqatat Kombëtare të Transportit Urban dhe Interurban u janë drejtuar Ministrisë së Financave, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pushtetit vendor dhe Bashkisë Tiranë, duke kërkuar informacion për arsyet e vonesës dhe përcaktimin e një afati konkret për kryerjen e pagesave.

Operatorët deklarojnë se gjatë kësaj periudhe kanë vijuar të përballojnë me fondet e tyre kostot e aktivitetit, ndërsa çmimi i karburantit mbetet i lartë.

Kërkohet vijimi i kompensimit

Përveç pagesës së kompensimit për tre muajt e kaluar, shoqatat kërkojnë që skema e mbështetjes financiare të vijojë edhe pas muajit maj, për sa kohë çmimet e karburantit mbeten në nivele të larta.

Sipas operatorëve, nëse nuk gjendet një zgjidhje, reduktimi i numrit të mjeteve urbane në qarkullim do të ndikonte drejtpërdrejt në frekuencën e autobusëve dhe kapacitetin e transportit publik.

Shoqatat kërkojnë ndërhyrje urgjente për disbursimin e kompensimit të miratuar, si dhe një vendim për vijimin e mbështetjes financiare për sektorin e transportit publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Sherri në burgun e Fierit, pezullohen 8 efektivë – mes të përfshirëve Denis Bajri,...

0
Tetë punonjës të sigurisë në IEVP Fier janë pezulluar nga detyra pas konfliktit të regjistruar të shtunën në ambientet e përbashkëta të burgut, ku...