37.5 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer gjenocid të butë”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i cilësuar ato si “destabilizuese” dhe në kundërshtim me paqen dhe stabilitetin në rajon.

Berisha deklaroi se ujërat dhe lumenjtë në territorin e Kosovës nuk mund të preken nga askush, ndërsa kundërshtoi trajtimin e liqeneve të ndërtuara gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë si pasuri që mund të përdoren sipas interesave të një pale tjetër.

“Deklaratat e Vuçiçit janë destabilizuese dhe janë dënuar edhe nga Bashkimi Evropian. Racizmi dhe barbaria kanë arritur nivele mitologjike, duke harruar se ekziston e drejta ndërkombëtare. Ujërat dhe lumenjtë në territorin e Kosovës nuk mund t’i prekë askush. Liqenet janë ndërtuar gjatë periudhës së Titos dhe nuk mund të trajtohen si pasuri që mund të përdoren sipas interesave të dikujt tjetër”, tha Berisha.

Ai paralajmëroi se përdorimi apo edhe kërcënimi me përdorimin e mjeteve të tilla do të ishte, sipas tij, një akt në kundërshtim me paqen dhe stabilitetin rajonal.

“Përdorimi apo edhe kërcënimi me përdorimin e armëve të tilla, nga kushdo që i imagjinon ato, është një akt që bie ndesh me paqen dhe stabilitetin në rajon”, u shpreh kreu i PD-së.

Berisha për Ramën: “Ka kryer gjenocid të butë”

Në pjesën tjetër të deklaratës, Berisha ashpërsoi kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për qëndrime dhe veprime që, sipas tij, kanë dëmtuar interesat shqiptare.

“Rama nuk mund t’i fshijë apo t’i justifikojë shërbimet antishqiptare që ka bërë. Ai ka vrarë votën e lirë dhe shpresën e qytetarëve, sepse ka kryer ‘gjenocid të butë’”, deklaroi Berisha.

Më tej, ai ngriti pyetjen nëse kryeministri mund të “purifikohet” nga ato që i cilësoi si akte të rënda tradhtie.

“A mundet Rama të purifikohet nga aktet e rënda të tradhtisë? Jo, nuk mundet, sepse janë akte që cilësohen si ndër më të rëndat e tradhtisë”, tha Berisha.

Deklaratat e kreut të PD-së vijnë në një klimë të tensionuar politike, ndërsa zhvillimet lidhur me Kosovën, marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe qëndrimet e qeverisë shqiptare vijojnë të jenë pjesë e debatit politik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...

Sherri në burgun e Fierit, pezullohen 8 efektivë – mes të përfshirëve Denis Bajri,...

0
Tetë punonjës të sigurisë në IEVP Fier janë pezulluar nga detyra pas konfliktit të regjistruar të shtunën në ambientet e përbashkëta të burgut, ku...