Bashkia: Situata nuk paraqet rrezik për banorët, por vijon monitorimi për të shmangur përhapjen e flakëve
Dy vatra të vogla zjarri janë raportuar në Krujë, në zonën mbi lagjen “Abaze”, ndërsa ekipet kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e tyre.
Sipas Bashkisë Krujë, gjatë ditës së sotme pritet të vijojë ndërhyrja edhe në zonën pyjore, me qëllim shuarjen e plotë të vatrave të mbetura dhe parandalimin e riaktivizimit të tyre.
Autoritetet bëjnë me dije se aktualisht nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara.
Megjithatë, situata vijon të konsiderohet e paparashikueshme për shkak të kushteve në terren, ndaj ekipet po monitorojnë zonën për të shmangur përhapjen e zjarrit dhe krijimin e vatrave të reja.





