37.2 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, 47-vjeçari e kanos me armë të vëllanë në Vlorë

Parandalohet përshkallëzimi i ngjarjes në “Uji i Ftohtë”, policia sekuestron pistoletë, dy krehra dhe 30 fishekë

Një konflikt për motive pronësie mes dy vëllezërve ka rrezikuar të përshkallëzohet në një ngjarje të rëndë në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Policia ka ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit për konfliktin, duke arrestuar në flagrancë një 47-vjeçar me precedent kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Në pranga është vënë shtetasi J. T., i cili dyshohet se ka kanosur me armë zjarri vëllanë e tij, për shkak të një konflikti lidhur me pronësinë.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar një pistoletë, dy krehra dhe 30 fishekë.

Ngjarja është trajtuar në kuadër të operacionit të koduar “Lidhja”, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe përfshirjen e personave në konflikt.

Sipas policisë, ndërhyrja në kohë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit familjar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Konsultimet u kthyen në kërcënime dhe sharje”, Kedhi sulmon Ramën: “Pamë panikun e dordolecit...

0
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se konsultimet për reformën territoriale janë një “farsë”, duke iu referuar takimit të...

“Shqipëria po digjet, ndërsa Rama shëllehet në Dhërmi”, Balliu sulmon qeverinë për menaxhimin e...

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si po përballet me situatën e zjarreve në vend, duke akuzuar mazhorancën...

Tren pasagjerësh del nga shinat në Angli, 20 të plagosur: “Na u duk sikur...

0
Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat pranë qytetit Lewes, në juglindje të Anglisë, duke lënë të plagosur 20 persona. Dy prej tyre raportohet...

“Je uzurpator, eja në Kuvend”, PDK përplaset me Kurtin para Qeverisë së Kosovës

0
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë dalë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj moskonstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve...

“Na trego idenë që mund ta bëjë komunikimin publik më të mirë”, qeveria hap...

0
Agjencia për Media dhe Informim (MIA) pranë qeverisë ka hapur një thirrje publike për rekrutimin e profesionistëve të rinj në fushën e komunikimit publik,...