23.3 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Ky vend ‘mposht’ për herë të dytë koronavirusin

Zelanda e Re e ka vendosur përsëri nën kontroll koronavirusin, për herë të dytë që nga fillimi i pandemisë.

Auckland u çlirua nga kufizimet e grumbullimeve dhe kërkesat për distancim social në restorante dhe bare, në mesnatën e së mërkurës. Dje u raportuan 3 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve aktive në 37. Masat u lehtësuan pas mungesës së rasteve aktive në komunitet, që do të thotë se të gjitha rastet aktuale janë në ambientet e karantinës ose të izoluar në shtëpi.

Zelanda e Re ka regjistruar në total 1,864 raste me Covid-19 dhe 25 viktima, 3 prej tyre që kur Auckland u vendos përsëri në izolim, pasi një familje prej katër anëtarësh doli pozitive më 11 gusht. Kjo vatër me origjinë të panjohur – u përhap për t’u bërë më e madhja në vend, duke infektuar 179 njerëz. Shumica e vdekjeve kanë qenë në Canterbury, për shkak të përhapjes së koronavirusit në një shtëpi pushimi në Christchurch.

Tanimë banorët mund të kthehen në vendet e punës, shkolla, gara sportive dhe në udhëtime të pakufizuara në familje. Por vetëm banorët dhe qytetarët e Zelandës së Re, me fëmijët dhe partnerët e tyre, lejohen të hyjnë në vend.

Ndërsa mjekët po i kërkojnë qeverisë të mbajë të hapur stacionet e testimit, bizneset e Auckland shpresojnë që tregtia të rritet shpejt me heqjen e kufizimeve. Në shtator, statistikat e Zelandës së Re raportuan se ekonomia ishte tkurrur me një rekord prej 12% për shkak të ndikimit të koronavirusit, duke sinjalizuar se kombi prej 5 milionë banorësh është zyrtarisht në recesion për herë të parë në 11 vjet.

Ndërsa zgjedhjet u shtynë me 4 javë për shkak të gjendjes së pandemisë, Partia Laburiste e Jacinda Arden me slloganin e saj “Le të vazhdojmë të lëvizim” po bën fushatë duke i mëshuar faktit që Zelanda e Re është një nga vendet më të suksesshme në menaxhimin e Covid-19.

Jacinda Arden, kryeministrja e Zelandës së Re

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...