36.6 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

“Je uzurpator, eja në Kuvend”, PDK përplaset me Kurtin para Qeverisë së Kosovës

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë dalë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj moskonstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

PDK-ja e ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e ushtron jashtëligjshëm detyrën pas betimit si deputet në legjislaturën e re dhe i ka kërkuar që të mundësojë konstituimin e Kuvendit.

“Edhe sot jemi para Qeverisë për t’i thënë Albin Kurtit dy gjëra: E para: në këtë ndërtesë je uzurpator. E dyta: eja në Kuvend që ta konstituojmë atë. Hape rrugën për funksionimin e institucioneve”, deklaroi PDK-ja përmes një postimi.

Kosova ndodhet prej ditësh në një ngërç institucional. Zgjedhjet e 7 qershorit u certifikuan më 8 korrik, ndërsa afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht.

Seanca konstituive ishte caktuar të niste më 6 gusht, por procesi u ndërpre pasi Kurti, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi më shumë kohë për diskutime me partitë politike rreth zgjedhjes së presidentit të ardhshëm.

Kurti ka argumentuar se konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje paraprake për presidentin mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të tjera të parakohshme.

LDK tërhiqet nga kërkesat

Në këtë klimë politike, një ditë më parë Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se heq dorë nga kërkesat për postin e presidentit, pjesëmarrjen në Qeveri dhe drejtimin e Kuvendit.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia la kështu Lëvizjes Vetëvendosje përgjegjësinë për krijimin e institucioneve të reja.

Ndërkohë, 14 organizata joqeveritare i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me tejkalimin e afatit për konstituimin e Kuvendit.

Përplasja mes partive politike vijon ndërsa Kosova mbetet pa një Kuvend të konstituuar dhe pa institucione të reja të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Konsultimet u kthyen në kërcënime dhe sharje”, Kedhi sulmon Ramën: “Pamë panikun e dordolecit...

0
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se konsultimet për reformën territoriale janë një “farsë”, duke iu referuar takimit të...

“Shqipëria po digjet, ndërsa Rama shëllehet në Dhërmi”, Balliu sulmon qeverinë për menaxhimin e...

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si po përballet me situatën e zjarreve në vend, duke akuzuar mazhorancën...

Tren pasagjerësh del nga shinat në Angli, 20 të plagosur: “Na u duk sikur...

0
Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat pranë qytetit Lewes, në juglindje të Anglisë, duke lënë të plagosur 20 persona. Dy prej tyre raportohet...

“Na trego idenë që mund ta bëjë komunikimin publik më të mirë”, qeveria hap...

0
Agjencia për Media dhe Informim (MIA) pranë qeverisë ka hapur një thirrje publike për rekrutimin e profesionistëve të rinj në fushën e komunikimit publik,...

Shuarja e zjarrit në masivin pyjor të Peshtanit, digjen 7 dynymë me shkurre

0
Flakët përfshinë zonën në Fier, zjarrfikësit dhe banorët ndërhynë për izolimin e vatrës Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Peshtanit në Fier është neutralizuar...