36.6 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Tren pasagjerësh del nga shinat në Angli, 20 të plagosur: “Na u duk sikur ishim në ajër”

Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat pranë qytetit Lewes, në juglindje të Anglisë, duke lënë të plagosur 20 persona. Dy prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Në tren ndodheshin rreth 150 pasagjerë. Sipas shërbimeve të emergjencës, treni po udhëtonte nga Londra drejt Sussex-it kur doli nga shinat.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë të paktën tre vagonë të përmbysur. Menjëherë pas aksidentit në zonë u mobilizuan ambulanca dhe ekipe të shumta të emergjencës për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve.

Pasagjerët e kanë përshkruar momentin e aksidentit si tejet të frikshëm.

“Treni filloi të lëvizte nga njëra anë në tjetrën dhe doli nga shinat. Na u duk sikur ishim në ajër”, tregoi një prej pasagjerëve.

Ekipet e emergjencës vijojnë ndërhyrjen në vendngjarje, ndërsa pritet të përcaktohen rrethanat dhe shkaqet e daljes së trenit nga shinat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Konsultimet u kthyen në kërcënime dhe sharje”, Kedhi sulmon Ramën: “Pamë panikun e dordolecit...

0
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se konsultimet për reformën territoriale janë një “farsë”, duke iu referuar takimit të...

“Shqipëria po digjet, ndërsa Rama shëllehet në Dhërmi”, Balliu sulmon qeverinë për menaxhimin e...

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si po përballet me situatën e zjarreve në vend, duke akuzuar mazhorancën...

“Je uzurpator, eja në Kuvend”, PDK përplaset me Kurtin para Qeverisë së Kosovës

0
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë dalë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj moskonstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve...

“Na trego idenë që mund ta bëjë komunikimin publik më të mirë”, qeveria hap...

0
Agjencia për Media dhe Informim (MIA) pranë qeverisë ka hapur një thirrje publike për rekrutimin e profesionistëve të rinj në fushën e komunikimit publik,...

Shuarja e zjarrit në masivin pyjor të Peshtanit, digjen 7 dynymë me shkurre

0
Flakët përfshinë zonën në Fier, zjarrfikësit dhe banorët ndërhynë për izolimin e vatrës Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Peshtanit në Fier është neutralizuar...