35.6 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

I kërkuar prej 20 vitesh për vrasje në Tiranë, arrestohet 48-vjeçari shqiptar në Athinë

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Athinë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh për një vrasje të kryer në Tiranë.

Sipas mediave greke, arrestimi u krye ditën e djeshme në zonën e Filotheit, në Athinë. 48-vjeçari ishte në kërkim për një ngjarje të ndodhur në vitin 2006 në kryeqytetin shqiptar.

Bëhet fjalë për vrasjen e një bashkëkombësi të tij, të cilin 48-vjeçari dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri.

Pas arrestimit, shqiptari është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente në Greqi, ku pritet të ndiqen procedurat e mëtejshme ligjore lidhur me ekstradimin dhe përballjen me drejtësinë shqiptare.

Ngjarja për të cilën ai kërkohej kishte ndodhur rreth dy dekada më parë në Tiranë, ndërsa pas një periudhe të gjatë në kërkim, 48-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua në Athinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...