37.2 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Romë/ Dyshohet se vrau nënën dhe fshehu trupin në dollap, arrestohet 51-vjeçari

Një 51-vjeçar është arrestuar në Romë, i dyshuar për vrasjen e nënës së tij 71-vjeçare dhe fshehjen e trupit të saj brenda një dollapi në apartamentin ku ajo jetonte.

Ngjarja u zbulua pasi të afërmit e gruas, të shqetësuar për faktin se nuk po arrinin të komunikonin me të, kërkuan ndërhyrjen e autoriteteve. Dyshimet ishin shtuar edhe për shkak të marrëdhënies konfliktuale mes nënës dhe djalit të saj.

Sipas raportimeve të mediave italiane, të dy kishin debate të shpeshta. Një nga pistat që po verifikohet nga hetuesit lidhet me kërkesat e vazhdueshme të 51-vjeçarit për para, të cilat dyshohet se i përdorte për të blerë lëndë narkotike.

Karabinierët shkuan në banesën e 71-vjeçares, e cila ndodhej në katin e 14-të të një pallati në Romë. Gjatë kontrollit, ata bënë zbulimin e rëndë: trupi i gruas ishte fshehur brenda një dollapi.

Viktima kishte një qese të vendosur rreth kokës dhe në fytyrë iu konstatuan shenja dëmtimesh. Këto elemente ngritën dyshimet e menjëhershme se vdekja nuk kishte ardhur për shkaqe aksidentale.

I biri tentoi t’u jepte hetuesve një tjetër version të ngjarjes. Ai pretendoi se nëna ishte rrëzuar dhe kishte goditur kokën, ndërsa më pas ai kishte vendosur trupin e saj në dollap gjatë natës.

Megjithatë, shpjegimi i 51-vjeçarit nuk u konsiderua bindës nga autoritetet. Pas marrjes në pyetje dhe kontrolleve në apartament, ai u ndalua si i dyshuari kryesor dhe më pas u arrestua për vrasjen e nënës.

Hetuesit po punojnë për të rindërtuar orët e fundit të jetës së 71-vjeçares, për të përcaktuar mënyrën e saktë të vdekjes dhe motivin e konfliktit që dyshohet se përfundoi në këtë ngjarje të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...