33.1 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Apple alarmon përdoruesit në 110 vende/ Paralajmërim për sulme me “spyware” të sofistikuar

“Apple” ka nisur të dërgojë njoftime sigurie për përdoruesit në 110 vende, duke i paralajmëruar për sulme të mundshme kibernetike të lidhura me programe të sofistikuara spiunazhi, të njohura si “spyware mercenar”.

Sipas të dhënave të publikuara nga TechCrunch, njoftimet shfaqen tashmë edhe drejtpërdrejt në ekranin e kyçjes së iPhone-it, krahas komunikimeve përmes emailit dhe mesazheve.

“Apple” nuk ka bërë publike listën e vendeve të përfshira dhe as nuk ka dhënë detaje mbi autorët e dyshuar të sulmeve. Kompania argumenton se publikimi i këtyre të dhënave mund t’u japë zhvilluesve të programeve spiunazhi informacion që do t’i ndihmonte të shmangnin sistemet e zbulimit.

Sipas kompanisë, këto sulme nuk synojnë zakonisht përdoruesit e zakonshëm, por persona të caktuar për shkak të profilit apo rolit të tyre, ndër të cilët gazetarë, aktivistë, politikanë dhe diplomatë.

“Apple” thekson se marrja e një njoftimi nuk do të thotë domosdoshmërisht se të dhënat e përdoruesit janë komprometuar. Paralajmërimi tregon se kompania ka identifikuar aktivitet në pajisje që është në përputhje me një sulm të mundshëm spyware.

Çfarë rekomandon Apple?

Për të rritur sigurinë, “Apple” u rekomandon përdoruesve të prekur të aktivizojnë menjëherë “Lockdown Mode”, ose Modalitetin e izolimit.

Ky funksion kufizon disa veçori të iPhone-it, përfshirë bashkëngjitjet dhe pamjet paraprake të lidhjeve, komunikimet nga kontakte të panjohura dhe disa funksione të shfletimit në internet.

Kompania paralajmëron se sulmet me spyware komercial janë të vazhdueshme dhe përhapen në shkallë globale, duke i konsideruar ato një kërcënim veçanërisht serioz për personat që mund të jenë objektiv i tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Fluks i lartë në Portin e Vlorës/ Mbi 45 mijë pasagjerë kanë udhëtuar drejt...

0
Porti i Vlorës ka vijuar të regjistrojë një fluks të konsiderueshëm udhëtarësh gjatë sezonit veror, si nëpërmjet linjës së trageteve me Italinë, ashtu edhe...

Tragjedi në Hungari/ Autobusi polak del nga autostrada dhe përfundon në kanal, 12 viktima

0
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në Hungarinë lindore, ku është përfshirë një autobus me targa polake. Sipas...

“Pas Shkolle” shtrihet në gjithë Shqipërinë/ Mbi 400 shkolla do të ofrojnë aktivitete pas...

0
Nga shtatori, shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin do të zbatojnë programin “Pas Shkolle”, i cili synon të ndërthurë mbështetjen në mësime...

Dyshohet se u dogj qëllimisht/ Zjarri në Vukatanë alarmon Shkodrën, policia shoqëron një person

0
Një vatër zjarri, e dyshuar si e qëllimshme, është regjistruar në fshatin Vukatanë të Shkodrës, duke vënë në alarm shërbimet zjarrfikëse. Pas sinjalizimit për flakët,...

“Çerdhe” gjigante yjesh në hapësirë! Hubble zbulon rreth 2,500 yje që janë ende në...

0
Një imazh i ri spektakolar i realizuar nga Teleskopi Hapësinor Hubble i NASA-s ka sjellë një pamje mahnitëse të rajonit LH 95, një prej...