Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020.
Aktori dhe ish-mundësi profesionist u shpreh në rrjetet sociale se kënga që ka shkruar së fundmi dhe që ia ka dedikuar vajzave të tij e ka bërë të rikthehet te kujtimet e marrëdhënies me të atin.
Johnson e përshkroi raportin baba-bir si shumë të ndërlikuar, duke pranuar se ai nuk u riparua kurrë plotësisht. Sipas tij, marrëdhënia mes tyre ishte thelbësore për të dyja palët dhe ndikoi në mënyrën se si ai e ka parë më vonë rolin e tij si baba.
Mesazhi i këngës së tij lidhet edhe me momente të fëmijërisë që Johnson tha se nuk i përjetoi nga përkujdesja e të atit. Këto kujtime, sipas aktorit, kanë ndikuar në mënyrën se si ai përpiqet të jetë prind për vajzat e tij.
Në një intervistë, Johnson ka folur edhe për frikën se mos përsërit të njëjtat gabime që ka përjetuar gjatë fëmijërisë.
Megjithatë, pavarësisht vështirësive në marrëdhënien e tyre, aktori nuk ka lënë pa përmendur edhe mësimet e vlefshme që mori nga i ati.
Ai ka theksuar se Rocky Johnson i mësoi se jeta mund të ndryshojë përmes punës së palodhur, një prej mësimeve që Dwayne Johnson e konsideron ndër më të rëndësishmet që ka marrë gjatë jetës.





