Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, pranë banesës së Bruçit. Sipas të dhënave paraprake, Bitani dyshohet se ka qëlluar dy herë me armë zjarri ndaj Vladimir Bruçit, duke e plagosur.
Vladimir Bruçi është një emër i njohur për Policinë, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





