34.8 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare

Bota e artit dhe kinematografisë shqiptare është në zi. Është ndarë nga jeta Rezana Çeliku, një nga emrat e njohur të ekranit shqiptar, e cila u bë e njohur për publikun gjatë viteve ’70 dhe ’80.

Çeliku iu afrua kinematografisë dhe televizionit pa një formim profesional në aktrim. Fillimisht u shfaq si prezantuese e festivaleve rinore në Televizionin Shqiptar, ndërsa natyrshmëria, pamja dhe komunikimi i saj tërhoqën vëmendjen e regjisorëve.

Ajo interpretoi në disa produksione të njohura të kinemasë shqiptare. Ndër rolet e saj ishte ai i një partizaneje në filmin “Ata ishin katër”, me regji të Kujtim Çashkut, si edhe roli i mësueses në “Shokë të një skuadre”.

Në vitin 1989, Çeliku u shfaq në filmin “Një djalë dhe një vajzë”, ku interpretoi rolin e një centralisteje. Roli, i cili trajtonte një marrëdhënie me një djalë më të ri, ishte i pazakontë për kohën dhe u shoqërua me diskutime. Ky do të ishte edhe roli i saj i fundit në kinematografi.

Pas largimit nga aktrimi, Rezana Çeliku punoi si mësuese në disa fshatra të Tiranës. Më pas u diplomua në Ekonomi dhe Juridik dhe vijoi karrierën në administratën publike, ku për vite punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Publikun në Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë të vitit 2011, ajo kishte folur edhe për jetën e saj private, duke rrëfyer se kishte qëndruar e pamartuar dhe se një prej pengjeve të saj më të mëdha ishte mungesa e një fëmije.

Me ndarjen e Rezana Çelikut nga jeta, skena, televizioni dhe kinematografia shqiptare humbin një tjetër figurë të një brezi që la gjurmë në ekran dhe në kujtesën e publikut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...

“Ishte si një motër për mua”/ Dhimbje për 26-vjeçaren italiane që humbi jetën në...

0
Është kryer në Tiranë autopsia e trupit të Sara Brugnatellit, 26-vjeçares italiane nga Zocco, një lagje e Erbuscos, e cila humbi jetën në një...