34.8 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i Ismet Shehut me dy familje

Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht me bumin e hoteleve, resorteve dhe komplekseve turistike. Ksamili është një prej zonave ku ky fenomen shfaqet më fort, me parcela të dala nga procese të vjetra kthimi dhe kompensimi, vendime gjykatash, tjetërsime të njëpasnjëshme dhe investime të konsiderueshme në vijën bregdetare.

Pas fasadës së turizmit luksoz, dokumentet e pronësisë tregojnë një histori më të ndërlikuar. Të njëjtat toka kalojnë nëpër familje të vjetra pronare, institucione fetare, vendime gjyqësore, biznesmenë dhe kompani private, ndërsa mbi disa prej tyre sot janë ngritur struktura turistike.

Në këtë histori del edhe emri i Ceren Ismet Shehut, i cili, sipas dokumenteve të referuara nga “Pamfleti”, shfaqet si një pikë lidhëse mes dy personazheve që dalin në historitë e pronave dhe bizneseve turistike: Rrahman Selmanllarit dhe Bekim Bulicës.

Ortakëria me Rrahman Selmanllarin

Lidhja me Rrahman Selmanllarin është e drejtpërdrejtë dhe e dokumentuar në biznes.

Selmanllari dhe Shehu janë bërë ortakë me nga 50% në shoqërinë “RM Group”, të regjistruar më 19 maj 2026, me aktivitet në sektorin e turizmit në Dhërmi: bar-kafe, restorant, hoteleri, stacion plazhi, parking dhe shërbime të tjera.

Në kuadër të këtij investimi është hapur edhe restoranti “Zafira”.

Pra, sipas të dhënave të referuara, Shehu dhe Selmanllari nuk kanë vetëm një njohje personale, por kanë lidhur emrat e tyre në një aktivitet të përbashkët biznesi.

Por kur historia zhvendoset nga Dhërmiu në Ksamil, në dokumente shfaqet edhe një lidhje tjetër.

“Principotes” dhe familja Bulica

Në Ksamil operon “Principotes”, aktivitet i lidhur me familjen Bulica.

Dokumentet e regjistrit tregtar të cituara nga “Pamfleti” tregojnë se shoqëria “TORTUGA BAY”, me NIPT M23719801I, është themeluar më 19 janar 2022 dhe figuron me Kade Bulicën si pronare të 100% të kapitalit dhe administratore. Kade Bulica është nëna e Bekim Bulicës.

Një tjetër element i rëndësishëm është adresa ku është regjistruar kompania: Ksamil, Zona Kadastrale 2297, pasuria nr. 5/645.

Pikërisht kjo pasuri përmendet edhe në dokumentet e siguruara nga “Pamfleti” lidhur me një konflikt pronësie të ngritur nga familja Çoçoli.

Trashëgimtarët e Selfo Çoçolit pretendojnë se janë pronarët e ligjshëm të një sipërfaqeje prej rreth 8,800 metrash katrorë në këtë zonë, duke e mbështetur pretendimin te Vendimi nr. 321, datë 09.08.1996, i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Në një kallëzim të drejtuar Prokurorisë së Sarandës, familja Çoçoli ka pretenduar se subjekti “Principotes” ka zaptuar një pjesë të konsiderueshme të kësaj prone dhe se mbi të janë kryer ndërtime.

Në dokument përmenden pretendimet për “shkatërrimin dhe pushtimin e pronës private”, si dhe për ndërtime të paligjshme mbi sipërfaqen që kallëzuesit pretendojnë se u përket.

Këto janë pretendime të palës kallëzuese dhe jo një konstatim përfundimtar gjyqësor mbi pronësinë apo përgjegjësinë penale të personave të përmendur.

Dy histori pronësie dhe një emër në dokumente

Por emri Çoçoli e rikthen historinë te dosja e 137.5 hektarëve në Ksamil.

Sipas materialeve të referuara, historia e kësaj sipërfaqeje kalon përmes pretendimeve të vjetra mbi tokën, Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe disa vendimeve gjyqësore të viteve 2006-2009, pas të cilave prona është copëtuar dhe tjetërsuar.

Në këtë zinxhir shfaqen më pas Shkëlqim Beshiri dhe Rrahman Selmanllari.

Në njërën anë të historisë paraqitet zinxhiri:

Riza Çoçoli → Selfo Çoçoli → trashëgimtarët → pasuria 5/645 → “TORTUGA BAY”/“Principotes” → familja Bulica.

Në anën tjetër paraqitet zinxhiri i 137.5 hektarëve:

Prona e pretenduar në Ksamil → Kryegjyshata → copëtimi i sipërfaqes → Shkëlqim Beshiri → Rrahman Selmanllari.

Dhe pikërisht në këtë panoramë del emri i Ceren Ismet Shehut, i cili shfaqet në dokumente në një tjetër pikë të rëndësishme të historisë: si ortak 50% me Rrahman Selmanllarin në “RM Group”.

Kjo nuk provon në vetvete një lidhje pronësie mes “Principotes” dhe “RM Group”, por dokumentet e paraqitura ngrenë pikëpyetje mbi marrëdhëniet mes personave dhe bizneseve që shfaqen në këto histori të pronave në jug të vendit.

Historia e tokave në Ksamil mbetet kështu një rrjet kompleks vendimesh, pretendimesh pronësie, transaksionesh dhe investimesh turistike, ku përplasja mes dokumenteve të pronësisë dhe zhvillimit të territorit vazhdon të jetë objekt debatesh dhe hetimesh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...

“Ishte si një motër për mua”/ Dhimbje për 26-vjeçaren italiane që humbi jetën në...

0
Është kryer në Tiranë autopsia e trupit të Sara Brugnatellit, 26-vjeçares italiane nga Zocco, një lagje e Erbuscos, e cila humbi jetën në një...

Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare

0
Bota e artit dhe kinematografisë shqiptare është në zi. Është ndarë nga jeta Rezana Çeliku, një nga emrat e njohur të ekranit shqiptar, e...