26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

E kishte denoncuar për kërcënim në 2022, detaje tronditëse nga vrasja e 44-vjeçares në Greqi

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në Rodopi të Greqisë, ku 53-vjeçari Bujar Meço, me origjinë nga Gramshi, dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Esma Meço, 44 vjeçe, dhe më pas tentoi t’i jepte fund jetës.

Sipas raportimeve të mediave greke, çifti ishte ndarë kohët e fundit. 44-vjeçarja, e cila punonte sezonalisht jashtë Rodopit, ishte kthyer në fshat për të festuar ditëlindjen e vajzës së saj 16-vjeçare.

Por kthimi në banesën familjare përfundoi në tragjedi.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, 53-vjeçari dyshohet se e ka goditur gruan në qafë me thikë, duke i shkaktuar plagë fatale.

Pas krimit, Bujar Meço dyshohet se është vetëplagosur dhe më pas ka konsumuar naftë, në përpjekje për t’i dhënë fund jetës.

Në momentin e ngjarjes, vajza 16-vjeçare ndodhej në banesë, por në një dhomë tjetër. Ishte pikërisht ajo që telefonoi autoritetet dhe njoftoi se babai i saj kishte sulmuar nënën.

Esma Meço u dërgua në spital nga djali i saj, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin, pasi kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

Ndërkohë, 53-vjeçari u transportua në spital, ku ndodhet i shtruar dhe, sipas raportimeve, është jashtë rrezikut për jetën.

E kishte denoncuar për kërcënim në vitin 2022

Sipas të dhënave të bëra publike nga mediat greke, mes çiftit kishte pasur probleme edhe më herët.

Në vitin 2022, Esma Meço kishte denoncuar bashkëshortin e saj për kërcënim. Pas denoncimit, Bujar Meço ishte arrestuar dhe ishte dërguar përpara autoriteteve gjyqësore.

Tashmë, autoritetet greke po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes, historikun e marrëdhënies së çiftit dhe motivin që çoi në krimin e rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...