26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Zjarret në Shqipëri, 18 vatra në 24 orët e fundit: 5 aktive dhe 6 nën mbikëqyrje

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend, duke raportuar 18 vatra zjarri, prej të cilave 5 vijojnë të jenë aktive, 6 janë nën mbikëqyrje dhe 7 janë shuar.

Në Ballenjë, Dibër, vijon aktive vatra në zonën e mbrojtur Ballenjë–Kostenjë, ku janë angazhuar 6 forca të ADZM Dibër.

Në Qafë të Helmës, Bulqizë, për shkak të intensitetit të erës, zjarri ka zgjeruar perimetrin në sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Për përballimin e situatës janë angazhuar 23 forca operacionale nga MZSH Bulqizë dhe strukturat e tjera bashkiake. Sipas autoriteteve, në të dyja rastet nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Malin e Dardhës, Librazhd, vijon puna për shuarjen e zjarrit në sipërfaqe pyjore, ndërsa në terren ndodhen efektivë të MZSH Librazhd.

Në Malin e Qukësit, Prrenjas, është evidentuar riaktivizim i vatrës. Vijon djegia e trungjeve të rrëzuara dhe bimësisë së ulët brenda perimetrit, pa rrezik për zonat e banuara.

Një tjetër vatër është riaktivizuar në Shashicë–Vodicë, Vlorë, në një sipërfaqe pyjore me shkurre. Zjarri zhvillohet në një zonë të largët dhe të paarritshme për forcat dhe mjetet. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Ndërkohë, në Malin e Dajtit, mbi tunelet e Qafë Mollës, situata paraqitet e përmirësuar. Pas reshjeve të shiut të regjistruara në zonë, vatra do të mbahet nën mbikëqyrje nga strukturat operacionale për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm.

Në Abaze, Krujë, vatra është izoluar plotësisht dhe zona po mbahet nën mbikëqyrje. Në Bershi–Patin, Klos, zjarri është vendosur nën kontroll të plotë dhe po monitorohet nga shërbimi pyjor.

Ndërsa në Gjegjan, Gojan i Vogël, Gojan i Madh, Prozhëm dhe Tërbun, Pukë, nuk ka më vatra aktive dhe zonat vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje.

Ministria e Mbrojtjes thekson se situata paraqitet përgjithësisht e përmirësuar dhe se aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...