26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Magjistari i arratisjeve” kapet në Spanjë, shqiptari ishte arratisur 4 herë nga burgjet në Evropë

Policia Kombëtare spanjolle ka arrestuar në Tarragona të Katalonjës shqiptarin Taulant Toma, 42 vjeç, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane dhe i njohur si “magjistari i arratisjeve”.

Toma kishte arritur të arratisej katër herë nga katër institucione të ndryshme penitenciare, tre herë në Itali dhe një herë në Belgjikë.

Arratisja e fundit ndodhi më 7 dhjetor 2025, nga burgu i sigurisë së lartë në Opera, në zonën e Milanos. Sipas hetimeve, shqiptari kishte prerë shufrat e qelisë dhe më pas ishte larguar duke zbritur nga ndërtesa me çarçafë të lidhur.

Arrestimi u krye të dielën, më 23 gusht, por autoritetet spanjolle e bënë publik lajmin vetëm sot. Sipas burimeve hetimore, në momentin e arrestimit Toma ka bërë rezistencë të fortë.

“Rekordi” i tij i arratisjeve raportohet se kishte tejkaluar edhe atë të Felice Maniero, një prej figurave të njohura të kriminalitetit italian.

Toma duhet të vuajë edhe 22 vite burgim dhe, sipas të dhënave të raportuara, pritet të lirohet në vitin 2048.

Arratisja spektakolare nga burgu i Operas

Arratisja e fundit nga burgu i Operas në Milano ishte veçanërisht spektakolare.

Sipas hetimeve, Toma kishte prerë në heshtje shufrat e qelisë në katin e tretë dhe më pas kishte zbritur në oborrin e brendshëm duke përdorur çarçafë të lidhur, të cilët dyshohet se i kishte grumbulluar gradualisht.

Për të kapërcyer murin rrethues, rreth gjashtë metra të lartë, ai kishte ndërtuar një shkallë artizanale duke bashkuar bishta fshesash me shirit ngjitës.

Më pas, dyshohet se kishte përdorur një grep hekuri, të siguruar brenda burgut, për të kapur pjesën e sipërme të rrethimit dhe për të dalë jashtë.

Hetimet e Prokurorisë kanë çuar edhe në regjistrimin si person nën hetim të shokut të tij të qelisë, një 25-vjeçar, i dyshuar se mund ta ketë ndihmuar gjatë arratisjes, duke shërbyer si “roje” ose në krijimin e një “piramide njerëzore”.

Katër arratisje në Evropë

Historia e arratisjeve të Taulant Tomës kishte nisur shumë vite më parë.

Në vitin 2009, ai u arratis nga burgu i Ternit, në Umbria të Italisë. Disa muaj më vonë u lokalizua dhe u arrestua në Pavia.

Arratisjen e dytë e kreu në 2013, nga një tjetër burg i sigurisë së lartë, këtë herë në Parma.

Pas arratisjes, ai u largua nga Italia dhe u lokalizua në Belgjikë. Por edhe atje arriti të arratisej, duke u larguar në vitin 2015 nga një burg në rajonin flamand.

Më pas, Toma u ekstradua drejt Italisë, ndërsa arratisja e tij e katërt nga burgu i Operas në Milano e riktheu në listën e personave më të kërkuar nga autoritetet italiane.

Tashmë, pas arrestimit në Tarragona, pritet të nisë procedura për dorëzimin e tij tek autoritetet italiane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...