34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“E bëra nga nervat, sepse humba kontrollin”, zbardhen detajet e vrasjes së 44-vjeçares shqiptare në Greqi

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi rajonin e Rodopit në Greqi, ku 44-vjeçarja Esma Muço u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, 53-vjeçari Bujar Muço.

Sipas mediave greke, 53-vjeçari ka pranuar para Policisë autorësinë e krimit, duke deklaruar: “E bëra nga nervat, sepse humba kontrollin”.

Gruaja u gjet e plagosur rëndë brenda banesës dhe u transportua në spitalin e Komotinisë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetojë.

Sipas ekzaminimit mjeko-ligjor, 44-vjeçarja humbi jetën si pasojë e një plage të shkaktuar nga një thikë kuzhine rreth 20 centimetra e gjatë. Goditja i shkaktoi hemorragji të brendshme dhe të jashtme në mushkërinë e djathtë.

Mjekët vlerësojnë se vdekja ka ardhur rreth pesë minuta pas momentit të plagosjes.

Pas sulmit ndaj bashkëshortes, 53-vjeçari ka dëmtuar edhe veten. Ai ndodhet aktualisht i shtruar në spital, nën mbikëqyrjen e Policisë, pasi ka marrë një plagë në kraharor.

Dy fëmijët dëshmitarë të tragjedisë

Në kuadër të hetimeve kanë dhënë dëshmitë e tyre edhe dy fëmijët e çiftit, të cilët u përballën me momentet e rënda të ngjarjes.

Vajza 16-vjeçare ishte ajo që njoftoi Policinë për sulmin, ndërsa djali 19-vjeçar e transportoi nënën e tij në spital. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 44-vjeçarja nuk mundi të shpëtonte.

Kishte denoncim të mëparshëm për dhunë

Hetimet kanë nxjerrë në pah edhe një histori të mëparshme problematike në marrëdhënien e çiftit.

Sipas të dhënave të Policisë greke, në vitin 2022, në Heraklion të Kretës, Bujar Muço ishte arrestuar në flagrancë pas një denoncimi për kërcënim dhe dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij.

Avokatja e viktimës ka deklaruar se denoncimi i vitit 2022 nuk ishte i vetmi episod problematik në marrëdhënien e tyre.

Gjithashtu raportohet se 53-vjeçari kishte marrë më herët trajtim psikiatrik në një klinikë, ku kishte qëndruar për dy net, përpara se të lirohej për të vijuar trajtimin me medikamente.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, dinamikës së krimit dhe historisë së marrëdhënies mes çiftit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...