34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Shoqëronte Ergys Agasin gjatë arrestimit, GJKKO lë në burg ish-punonjësin e Policisë

Uljan Shpataraku, ish-punonjësi i Policisë që shoqëronte Ergys Agasin në momentin e arrestimit të tij, do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.

Shpataraku u arrestua më 26 gusht, gjatë operacionit që çoi në pranga edhe Ergys Agasin, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet dhe kishte mundur t’i shmangej arrestimit për rreth tetë muaj.

Ish-punonjësi i Policisë ishte drejtuesi i automjetit me të cilin udhëtonte Agasi. Ky i fundit ndodhej në sediljen e pasagjerit.

Automjeti u ndalua në hyrjen jugore të Durrësit, në zonën e Plepave, pas një operacioni të zhvilluar nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit.

Sipas të dhënave të bëra publike, autoritetet kishin qenë prej javësh në gjurmët e Agasit. Ai u lokalizua në Elbasan dhe më pas u mbajt nën vëzhgim gjatë lëvizjes drejt Durrësit, ku edhe u ndërhy për arrestimin e tij.

Në momentin e ndalimit, Agasi ndodhej në të njëjtin automjet me Shpatarakun. Për shkak të rrethanave në të cilat u konstatua duke shoqëruar një person të shpallur në kërkim, ish-punonjësi i Policisë u arrestua në flagrancë.

Shpataraku dyshohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Roli i tij po hetohet edhe në raport me periudhën e gjatë gjatë së cilës Agasi arriti t’i shmangej arrestimit. Agasi ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit 2025, ndërsa për muaj me radhë mbeti e paqartë nëse ishte larguar nga Shqipëria apo vazhdonte të qëndronte brenda vendit.

Vendimi i GJKKO-së e lë Shpatarakun në masën “arrest në burg”, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe rolin e tij në ndihmën që dyshohet se i është dhënë personit të kërkuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...