34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë gjatë rrugës drejt Tiranës

Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë.

Gruaja me origjinë nga Mirdita, e martuar në Pogradec, ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë. Bashkëshorti i saj ishte larguar prej pak ditësh drejt Shteteve të Bashkuara, ku jeton së bashku me familjen, ndërsa 37-vjeçarja priste që t’u bashkohej.

Ngjarja ndodhi gjatë natës. Mesnatën e së dielës, Marjana kishte shfaqur dhimbje barku dhe kishte telefonuar motrën e saj, e cila banonte pranë. Ajo shkoi menjëherë për ta marrë dhe e dërgoi në spitalin e Pogradecit.

Atje, mjekët dyshuan për hemorragji. Pasi u vendos në katin e sipërm të maternitetit, u konstatua se gjendja e saj kërkonte transportim drejt Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, 37-vjeçarja ishte paraqitur me parametra të ulët jetësorë dhe në gjendje të rënduar. Në spital është kryer edhe reanimimi, ndërsa është diskutuar mundësia e transportimit me helikopter. Megjithatë, për shkak të errësirës, transporti ajror nuk mund të realizohej.

Rreth orës 04:30, Marjana Karolina Bunaj u nis me ambulancë drejt Tiranës. Por gjatë rrugës, në hyrje të Elbasanit, gjendja e saj u përkeqësua.

Infermierja, pasi konstatoi se 37-vjeçarja nuk po reagonte më, i është drejtuar shoferit të ambulancës:

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku.”

Motra e 37-vjeçares ndodhej gjithashtu në ambulancë gjatë transportit. Sipas dëshmisë së saj, Marjana mbërriti e pajetë në spitalin e Elbasanit.

Pas ngjarjes, trupi i 37-vjeçares është dërguar për autopsi në morgun e Tiranës, ndërsa motra e saj është paraqitur në Komisariatin nr. 4, ku ka bërë kallëzim.

Rrethanat e plota të vdekjes së Marjana Karolina Bunajt pritet të përcaktohen pas ekspertizës mjeko-ligjore dhe hetimeve që do të verifikojnë trajtimin e saj në spitalin e Pogradecit, gjendjen shëndetësore gjatë transportit dhe shkaqet që çuan në humbjen e jetës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...

Ford i përgjigjet Trumpit për “Lake America”: “Shumë kohë pasi të jetë larguar, ai...

0
Përplasja verbale mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara për emrin e Liqenit Ontario ka marrë një tjetër kthesë, pasi kryeministri i Ontarios, Doug Ford,...