12.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Policia Rrugore bën bilancin e 24 orëve të fundit/ Kontrolle të ashpra në rrugë me kamera, 40 shoferë të arrestuar, heqje patentash dhe ndëshkime me gjoba

Me qëllim përballimin e fluksit shumë të madh në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, në drejtim të Malit të Tomorit dhe në Korçë, përgjatë fundjavës, Policia e Shtetit mori një sërë masash për garantimin e rendit e sigurisë dhe për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të kombinuara nga Policia Rrugore, Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 40 drejtues mjetesh, nga të cilët 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 12 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 198 leje drejtimi, nga këto 136 për shpejtësi tej normave të lejuara, 47 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 15 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 4519 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Gjatë kontrolleve parandaluese, krahas sanksioneve administrative të vendosurave ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, përgjatë fundjavës, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë goditur 3 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, konkretisht dy raste nga Policia Rrugore e Tiranës dhe një rast nga Policia Rrugore e Dibrës.

Nga Policia rrugore e Tiranës janë proceduar penalisht shtetasit B. D. dhe P. H., të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet që kishin kryer.

Nga Policia Rrugore e Dibrës u arrestua në flagrancë shtetasi D. C., 48 vjeç, banues në Bulqizë, pasi nga kontrolli me aparatin drager, ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.67 mg/l, dhe për të shmangur masën administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë.

Ndërkohë, në Shkodër, nga shërbimet e Policisë Rrugore të Shkodrës u arrestua shtetasi Y. H., 30 vjeç, banues ne fshatin Berdicë, Shkodër, pasi në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, duke drejtuar mjetit tip “BMW”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së Rendit Publik për të ndaluar dhe në vijim, gjatë momentit të ndalimit nga efektivët e Policisë Rrugore, në afërsi të urës së Baçallëkut, ka kundërshtuar për shkak të detyrës, me fjalë fyese dhe veprime të dhunshme punonjësit e Policisë Rrugore.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion🏠 të sigurt dhe me patentë në xhep, se në të gjitha akset rrugore nacionale, duke filluar nga Rruga e Kombit e deri në Sarandë, ka radarë, patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Policia e Shtetit, nisur nga fakti se në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve edhe përgjatë ditë së sotme, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

#MosUbejStatistike🚑
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...