21.7 C
Tiranë
Sunday, September 13, 2026

“UÇK nuk është slogan, është amanet”, vajza e dëshmorit Bajram Sulejmani: “Sot po tentohet të ndryshohet e vërteta”

Liriona Sulejmani, vajza e dëshmorit Bajram Sulejmani, ka nderuar në fjalimin e saj në “Marshin për Liri” sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së.

Duke rrëfyer mungesën e babait gjatë rritjes, Liriona shprehu edhe krenarinë për faktin se familja e saj i ka dhuruar dy dëshmorë atdheut. “UÇK është amanet”, tha ajo.

Duke iu referuar vendimit që pritet të jepet më 16 shtator, Liriona u shpreh se po gjykohet pjesa më e ndjeshme e historisë dhe se po tentohet të ndryshohet e vërteta.

“Kur unë dëgjoj fjalën UÇK nuk shoh vetëm 3 shkronja. Shoh babain e axhën, shokët e shoqet e tyre që nuk u kthyen kurrë, luftëtarët dhe luftëtaret që u kthyen me plagë në trup e zemër, nënat që nuk i panë bijtë, nënat që u detyruan të marrin dy role për të na rritur.

Kur përmendet UÇK shoh një popull që në ditët më të vështira të historisë, më mirë të vdiste në këmbë se të jetonte i gjunjëzuar. UÇK ishte përgjigjja e një populli që me shekuj luftoi për liri. Para shtetit ishte sakrifica, para flamurit ishte gjaku dhe para lirisë ishin ata që luftuan pa e ditur se do të kthehen.

UÇK nuk është slogan, politikë, është amanet. Sot, kaq vite pas luftës, pas gjithë sakrificave, disa prej luftëtarëve ndodhen në Hagë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Sot po gjykohet pjesa më e ndjeshme e historisë. Sot po tentohet të ndryshohet e vërteta.

Edhe pse nuk kemi sulmuar asnjë vend të botës, nuk dhunuam gra e fëmijë, vetëm luftuam agresorin, edhe pse gjithçka bëmë ishte të mbronim atdheun.

Unë dua drejtësi për çlirimtarët! Kosova nuk ka nevojë për më shumë mure, ka nevojë për një urë që na bën të kuptojmë se interesi për atdheun duhet të tejkalojë çdo interes personal e partiak”, tha Liriona.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nafta dhe benzina kapin nivele rekord, operatorët paralajmërojnë: “Rrezikohet furnizimi global me naftë”

0
Çmimet e naftës dhe benzinës në tregun vendas kanë shënuar një tjetër rritje të fortë, duke iu afruar niveleve rekord të regjistruara gjatë periudhës...

Shpërthim dhe zjarr në magazinën e armëve në Bullgari, incidenti i dytë brenda pak...

0
Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e së premtes në një magazinë armësh në Bullgarinë qendrore, duke shkaktuar një zjarr të madh. Autoritetet lokale kanë...

“Lamtumirë bosi im”, Elseid Hysaj në zi për humbjen e gjyshit

0
Momente të dhimbshme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe familjen e tij. Futbollisti ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij,...

“Person në kërkim për vrasje dhe me rrezikshmëri të lartë”, Hita zbulon detaje nga...

0
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e autoriteteve greke kundër trafikut të kokainës nga...

“Vepra, guximi dhe lidershipi i tij mbeten frymëzim”, Meta përkujton Azem Hajdarin

0
Në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, ish-presidenti Ilir Meta ka përkujtuar liderin e Lëvizjes Studentore të viteve ’90. Përmes një postimi, Meta...